en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHTYPI GJERMAN PASQYRON VIZITËN E ANËTAREVE TË BORDIT TË BSHBK-SË NË GJERMANI




Organi i Shoqatës së Fermerëve të Saksonisë së Ulët (Landvolk Niedersachsen Landesbauernverband e.V.) dhe Landwirtschaftskammer Niedersachsen (Odës së Bujqësisë të Saksonisë së Ulët), gazeta javore “LAND & Forst” në numrin 22, të datës 30 maj 2014, ka botuar një artikull lidhur me vizitën e anëtarëve të Bordit të BSHBK-së të realizuar në fillim të muajit maj 2014, të cilët i vizituan këto dhe organizatat tjera nga sektori i bujqësisë në Gjermani.  

Qëllimi i kësaj vizite ishte që përfaqësuesit e BSHBK-së të marrin njohuri nga organizatat e fermerëve në Gjermani, të informohen mbi përvojat e tyre, me formën e organizimit të fermerëve në nivelin lokal, rajonal dhe kombëtar. Pastaj, të marrin përvoja lidhur me çështjet e lobimit dhe avokimit të fermerëve gjerman, mënyrën e konsultimit dhe dialogut me institucionet - qeverisjen lokale dhe qendrore, për të marrë praktikat më të mira nga Gjermania në menaxhimin e bashkimit të fermerëve në nivelin kombëtar, etj.
Për më gjerësisht lexoni artikullin e plotë...