en-US
 
  • Site
  • Web
Search

KONKURS

Konkurs për përzgjedhjen e një fermeri për të marrë pjesë në garë të lëvrimit në Francë, Normadi për 10 ditë në fund të muajit Gusht 2014.

Kanë filluar përgatitjet për rrjetin e zhvilluar nga Afdi me Rrjetin e Fermerëve të Ri në Francë për organizimin e garës së lëvrimit në Francën jugore.

Ftohen të gjithë fermerët e interesuar me aftësi për lëvrim të marrin pjesë në aplikimin për garën që do të organizohet për 10-15 ditë (në fund të muajit Gusht deri më 07 Shtator 2014) ku një fermerë nga Kosova do të ketë rastin të marrë pjesë.

Fermeri përzgjedhur do të qëndrojë rreth 10 ditë në Normandi, Francë tek një nga fermerët e ri dhe ku do të marrë pjesë në takimin ndërkombëtarë të fermerëve të ri.

Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë:

· Aktiviteti : fermeri të ketë përgjegjësi në një nga organizimet e fermës

· Mosha: më i ri se 40 vjeç

· Të jetë i aftë të flasë në publik

· Të ketë një pasaportë të vlefshme

· Të ketë një autorizim nga ferma që të nënshkruajë deklaratën për Bujqësinë Familjare

· Duhet të flasë së paku Anglisht (ose Frëngjisht) 

Të gjtihë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-të e tyre ose shprehje interesi më së largu deri më 13 Qershor 2014 (E Premte) ora 12:00h në emailin: prokurimi@iadk.org dhe cc: zbunjaku@yahoo.com