en-US
 
  • Site
  • Web
Search

INAUGURIMI I QENDRËS EDUKUESE PËR FERMERË

IADK do të inauguroj Qendrën Edukuese për Fermerë me datën 06 Qershor 2014 me prezencën e donatorëve dhe bashkëpunëtorëve të ndryshëm

Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë në inaugurimin e Qendrës Edukuese për Fermerë që do të mbahet ditën e Premte me datën 06 Qershor 2014 në fshatin Sfaraçak i Ulët p.n.

Objekti që do të inaugurohet do të shërbejë si Qendër e Edukimit të Fermerëve si e vetmja qendër e tillë në Kosovë. Qendra përveç tjerash ka edhe demonstrime praktike për trajnimet nga fushat e ndryshme të bujqësisë, përpunimit dhe energjisë së ripërtritshme. Qendra Edukuese e Fermerëve shërben edhe si objekt pune për zyrat e IADK-së. Qendra Edukuese do të jetë një urë lidhëse e fermerëve nga gjithë komunat e Kosovës me institucionet relevante duke qenë që do ofrojë shërbime këshillimore, trajnime praktike, konferenca të ndryshme, punishte, debate etj. Qendra posedon 1,000m2 të brendshme dhe 800 m2 hapësirë për parking.

Në kuadër të këtij inaugurimi do të jenë prezentë edhe përfaqësues nga donatorët, institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësues nga sektorët e bujqësisë dhe fermerëve.

Në këtë ngjarje do të kenë një fjalë rasti Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Përfaqësuesi nga donatori “Bread for the world”, përfaqësues nga MBPZhR dhe Komuna e Vushtrrisë. Me këtë rast do tu shpërndahen edhe mirënjohje kontribuuesve për ngritjen e Qendrës Edukuese për Fermerë dhe do të prehet shiriti i objektit për të vazhduar me pjesën përmbyllëse që është koktej rasti me ushqime tradicionale.