en-US
 
  • Site
  • Web
Search

ANËTARËT E BORDIT TË BSHBK-SË  VIZITUAN ODËN E BUJQVE TË SAKSONISË SË ULTË NË GJERMANI

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga IADK, në partneritet me SiV, nga data 7  deri më 11 Maj 2014, IADK ka organizuar një vizitë studimore pesë ditore në Landin e Saksonisë së Ultë në Gjermani, ku kanë marrë pjesë tre anëtarë të Bordit të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK): z. Agim Sahiti Kryetar, z. Milazim Berisha dhe z. Naser Bajraktari anëtarë te bordit, si dhe nga IADK,  z. Avni Ramadani Menaxher i projektit.

Qëllimi i vizitës ishte që përfaqësuesit e BSHBK-së të marrin njohuri nga organizatat e fermerëve të Gjermanisë, të informohen mbi përvojat e tyre, me formën e organizimit të fermerëve në nivelin lokal, rajonal dhe kombëtar. Pastaj, të marrin përvoja lidhur me çështjet e lobimit dhe avokimit të fermerëve gjerman, mënyrën e konsultimit dhe dialogut me institucionet -qeverisjen lokale dhe qendrore, për të marrë praktikat më të mira nga Gjermania në menaxhimin e bashkimit të fermerëve në nivelin kombëtar, etj.

Gjatë këtyre ditëve janë vizituar: Oda e Bujqve të Saksonisë së Ultë, Qendra për edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm profesional bujqësor, Shoqata e fermerëve të Saksonisë së Ultë, Qendra kompetente për bujqësi organike, Qendra gjermane e trajnimit për Teknologji/Makineri bujqësore.

Me këtë rast, janë vënë kontakte dhe janë marrë përvoja të mira nga Gjermania për organizimin dhe edukimin e mëtutjeshëm dhe profesional të fermerëve, të cilat mund te shërbejnë si ura bashkëpunimi dhe model për fermerët dhe institucionet në Kosovë.