en-US
 
  • Site
  • Web
Search

OFERTË SPECIALE

IADK lajmëron të gjithë të interesuarit që ofron shërbimin për hartimin e Projekteve të Bashkimit Evropian kryesisht për thirrjen për Zhvillim Rural me një çmim shumë të volitshëm dhe me një kualitet të lartë.

Bashkimi Evropian publikoi thirrjen për “EU RURL GRANT SCHEME” ku fton bizneset nga sektorët e qumështit, mishit, përpunimit të pemëve, perimet (duke përfshirë prodhuesit e verës), përpunuesit dhe mbledhësit e erëzave, bimët mjekësore, frutave pyjore, kërpudhave dhe turizmi rural për të aplikuar me ide dhe projekte potenciale për financim.

Duke parë nevojën për hartimin e projekteve kualitative dhe me çmim të volitshëm IADK ofron këtë shërbim përmes stafit të saj profesional bazuar në eksperiencën disa vjeçare nga hartimi dhe menaxhimi projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian.

Të gjithë të interesuarit për këto shërbime i ftojmë të lajmërohen në zyrat e IADK-së apo në email info@iadk.org për procedim të mëtejshëm.

IADK garanton cilësi të projekteve dhe shërbime profesionale kualitative për klientët e saj.