en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Vizitë studimore e  anëtarëve  të Bordit të BSHBK-së në Gjermani

Nën organizimin e IADK-së, nga data 7  deri më 11 Maj 2014, tre anëtarë të Bordit të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK) dhe një zyrtar nga IADK, do të udhëtojnë në një vizitë studimore 5 ditore në Gjermani.

Qëllimi i kësaj vizite studimore  është që përfaqësuesit e BSHBK-së të marrin njohuri nga organizatat simotra në Gjermani, të informohen mbi përvojat e tyre, me formën e organizimit të fermerëve nga niveli lokal, rajonal dhe kombëtar. Pastaj të marrin përvoja lidhur me çështjet e  lobimit dhe avokimit të fermerëve gjerman, mënyrën e konsultimit dhe dialogut me institucionet -qeverisjen lokale dhe qendrore, për të marrë praktikat më të mira nga Gjermania në menaxhimin e bashkimit të fermerëve në nivelin kombëtar, etj.

Ky aktivitet përkrahet nga projekti “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, i financiar nga Bashkimi Evropian, e i cili  zbatohet nga IADK në partneritet me SiV.