en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Drejtues të BSHBK-së dhe shoqatave anëtare përfundojnë trajnimet në aspektin menaxherial

Drejtues të BSHBK-së dhe shoqatave anëtare përfundojnë trajnimet në aspektin menaxherial

Me qëllim të aftësimit dhe fuqizimit të strukturave udhëheqëse të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore në Kosovë (BSHBK), gjegjësisht Bordit dhe drejtuesve të shoqatave të BSHBK-së, IADK ka organizuar trajnime në aspektin menaxherial me përfaqësues të Bordit dhe shoqatave anëtare të BSHBK-së.  
Në kuadër të trajnimeve me përfaqësuesit e Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës, kanë përfunduar dymbëdhjetë seanca të trajnimeve të parapara për këtë aktivitet. Këto trajnime janë mundësuar nga projekti “Edukimi dhe Konsolidimi i fermerëve në Kosovë”, projekt ky i financuar nga Konsorciumi EED, FCA& CoS dhe implementuar nga IADK. Pjesëmarrës në këto dymbëdhjetë seanca të trajnimeve kanë qen
ë 121 përfaqësues të shoqatave fermere, organizatave bujqësore, me mesatarisht 11 pjesëmarrje në trajnime, nga 12 shoqata përfaqësuese të BSHBK-së.  Trajnimet janë mbajtur herë pas here që nga muaji maj i vitit 2013 e deri më tani kur kanë përfunduar, në muajin mars të vitit 2014. 
Gjatë trajnimeve në aspektin menaxherial, përfaqësuesit e BSHBK-së janë trajnuar në këto tema: 

•Menaxhimi i Shoqatës
•Menaxhimi i konfliktit dhe përfshirja e stafit
•Format e përzgjedhjes dhe punësimit
•Shkathtësitë menaxheriale 
•Teoritë e udhëheqjes
•Procedurat e administratës
•Njohja dhe ndërtimi i bazës së të dhënave për BSHBK
•Format financiare të BSHBK-së
•Burimet e kapitalit, donacionet dhe burimet e ndryshme
•Përpilimi dhe implementimi i projekteve të ndryshme
•Aplikimi, monitorimi dhe vlerësimi i projektit
•Krijimi dhe shkrimi i raporteve dhe aplikimi i data bazës në BSHBK

Këto seanca trajnimi  ishin mjaft dinamike dhe interaktive në mes të pjesëmarrësve.  Gjatë këtyre trajnimeve, përveç anëtarëve të Bordit të BSHBK-së, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shoqatave anëtare të BSHBK-së. 
Në fund të çdo trajnimi është bërë edhe vlerësimi i trajnimit dhe trajneri, ku në përgjithësi pjesëmarrësit janë ndarë mjaft të kënaqur me trajnimet dhe atë çfarë ka ofruar trajneri.  
Aktivitetet me BSHBK-në do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në kuadër të këtij projekti, por edhe me projekte të tjera të cilat do të ndikojnë në aftësimin dhe fuqizimin sa me të mirë të fermerëve kosovarë.