en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Komuna e Vushtrrisë dhe IADK marrëveshje për shërbimet këshillimore dhe bashkëfinancim të projekteve në bujqësi

Komuna e Vushtrrisë dhe Iniciativa për Zhvillimin e bujqësisë së Kosovës IADK, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për kryerjen e shërbimeve këshillimore profesionale për fermerë nga IADK, bashkëfinancimin e projekteve si dhe hartimin e realizimin e projekteve të reja në bujqësi.

Me rastin e formalizmit të kësaj marrëveshje, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku tha se me këtë bashkëpunim, Komuna e Vushtrrisë pretendon të ofroj mbështetje shumë më profesionale për fermerët e vyeshëm të Vushtrrisë me qellim të rritjes së punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve.  

“Komuna e Vushtrrisë edhe në të kaluarën ka bashkëpunuar ngushtë me IADK, ndërkaq tani synon që ta thelloj bashkëpunimin si në ofrimin e shërbimeve këshillimore profesionale për fermerë, ashtu edhe në hartimin dhe realizimin e projekteve në bujqësi”, ka thënë Mulaku.   

Ndërkaq drejtori i IADK-së Zenel Bunjaku, thotë se kjo marrëveshje është shembull i mirë i bashkëpunimit në mes të komunës dhe IADK-së, që është organizatë e specializuar për shërbime këshillimore në bujqësi.  

“Komuna e Vushtrrisë është e interesuar që fermerët që i mbështet të mos dështojnë në mungesë të shërbimeve këshillimore profesionale, e që janë vetëm 5 për qind e vlerës së projekteve investive”, ka thënë Bunjaku.

Ai thotw se kjo marrëveshje përmban tre pika të bashkëpunimit, kryerjen e shërbimeve këshillimore profesionale për fermerë nga IADK, bashkëfinancimin e projekteve si dhe hartimin e realizimin e projekteve të reja në bujqësi.

Bunjaku tha se pret që të njëjtën marrëveshje ta realizoj edhe me Komunën e Mitrovicës dhe Drenasit.