en-US
 
  • Site
  • Web
Search


IADK ka kënaqësinë të njoftoj të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët që do të fillojë shërbime shtesë këshillimore dhe shërbime tjera.

Duke parë rëndësinë e zgjerimit të veprimtarisë së IADK-së dhe bazuar në kapacitetet aktuale të organizatës IADK do të fillojë me ofrimin e shërbimeve me pagesë si më poshtë:

  • Përgatitja e Projekteve për thirrjet e BE-së për fermerë agro-biznese
  • Përgatitja e Planeve të Biznesit për thirrje të ndryshme nga donatorë të ndryshëm
  • Përgatitja e aplikacioneve dhe Planeve të Biznesit për thirrjet e Ministrisë së Bujqësisë

Të gjitha shërbimet e lartpërmendura kanë një pagesë të volitshme në krahasim me çmimet e tregut pasi që IADK ka për synim të ndihmojë fermerët e Kosovës përmes shërbimeve të ndryshme.

Stafi profesional i IADK-së dhe përvoja në hartimin e projekteve/planeve të ndryshme besojmë se do ti bëjnë klientët e IADK-së, konkurrent të fortë në thithjen e granteve/projekteve.

IADK gjithashtu njofton të gjithë të interesuarit që duke filluar nga Janari 2014 IADK mund të ofroj me qira sallat për takime të cilat përfshijnë në total hapësirën prej afër 1,000 m2 dhe me parking për vetura deri në 1,000m. Objekti gjendet në fshatin Sfaraçak i ulët apo 22 km nga Prishtina dhe për më tepër këto salla posedojnë kushte moderne për mbarëvajtje të mbledhjeve, trajnimeve dhe takimeve të ndryshme.

IADK posedon sallat për shfrytëzim me qira si m poshtë:

  • Sallë për trajnime/prezantime për 100 persona
  • Sallë e prezantimeve për 70 persona
  • Dy salla për takime për deri 30 person


Sallat posedojnë qasje në internet wi-fi, ngrohje dhe shërbime për kafe dhe pije.
Për kontakt apo rezervime na kontaktoni në:

Nr. telefonit: +381 (0) 28 536 726 ose në email:

info@iadk.org