en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  uron të gjithë bashkëpunëtorët për Vitin e ri 2014

IADK është në përfundimin e një viti shumë të suksesshëm, duke mbyllur kështu shumë suksese të arritura. Viti 2013 u përshkua me sfida të shumta të cilat u kaluan falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtorët dhe stafin e IADK-së.

Suksesi më i lartë i IADK-së në vitin 2013 ishte transferimi në objektin e ri të ndërtuar për IADK-ën në Sfaraqak të ulët Komuna e Vushtrrisë duke ndërtuar kështu Qendrën e Fermerëve që plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për përmirësimin e sektorit të bujqësisë.

Me 7 projekte aktive përgjatë vitit 2013 dhe një numër stafi prej 20 punëtorëve që shënon edhe numrin rekord të arritur nga IADK nga themelimi, IADK ka arsye për tu krenuar me këto të arritura. Të gjitha këto suksese nuk do të arriheshin pa punën e palodhshme nga i gjithë stafi i IADK-së dhe punës së mirë të bashkëpunëtorëve.

IADK me gjithë stafin dhe Drejtorin Ekzekutiv shfrytëzon rastin ti uroj të gjithë për Vitin e Ri 2014 duke ju dëshiruar të gjitha të mirat dhe shumë suksese në vitin e ri. IADK do të vazhdojë bashkëpunimin ngushtë me të gjithë palët e interesit në sfidat e reja që do vijnë.




Urime dhe ju urojmë një vit të suksesshëm