en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK dhe klientët e saj vizitohen nga gazetaret Finlandeze

Gjate javës qe kaloj IADK u vizitua nga 2 gazetare Finlandeze, ato ishin te interesuar te përcjellin punën e grave te cilat mirën me përpunimin e pemëve dhe qumështit ne djath, metal punuesve dhe çerdheve te fëmijëve.

Vizita ka filluar me takimin  me Zonjën Lirije Haziri dhe bashkëshortin e saj në fshatin Studime e ulët, komuna e Vushtrrisë   te  cilët  informuan gazetaret me jetën e tyre dhe vështirësitë para dhe pas luftës.

Znj.Haziri  njëherë është përfituese e trajnimeve, pajisjeve te dhuruara nga IADK dhe udhëheqëse e shoqatës “Vullneti i Grave”.

Ajo me pak fjale pershkruajti ndryshimin e madhe qe ka ndodhur ne jetën e saj pas takimit me shoqatën IADK, “ Si çdo grua tjetër kam qene e angazhuar vetëm me punët e shtëpisë dhe pritjen e mysafirëve, mirëpo pas trajnimeve dhe përfitimit te pajisjeve nga IADK , jam e angazhuar ne përpunimin e pemëve dhe perimeve , pjesëmarrje ne takime te ndryshme, panaire dhe vizita te shumta. Jam e lumtur qe me është dhënë mundësia te krijoj te ardhura nga puna qe unë beje dhe ti dal krah bashkëshortit tim ” .

Pastaj është vazhduar me takimin me Zonjën Nadire Hasani nga fshati Frasher , komuna e Mitrovices ,  e cila ka ndjekur trajnimet ne modulin e perimeve dhe është përfituese e pajisjeve për përpunim te perimeve, pronare e pikës përpunuese ne fshatin Frashër .

Ajo prezantoi fillimin e punës se saj dhe ndryshimin e madh qe ka ndodhur pas ka filluar te merret me përpunimin e perimeve për treg “ Para se te isha klientë e IADK-se, kam bere përpunimin e pemëve dhe perimeve vetëm për nevoja te familjes, kam bere shpërndarjen e produkteve  tek te afërmit  por asnjëherë nuk kam menduar qe do te kem  vendim tim te punës nga i cili do te krijoi te ardhura. Pas  përfundimit te trajnimeve jam përkrahur edhe me pajisje për përpunim te pemëve dhe perimeve nga IADK. “Kam kënaqësinë të përgatis produkte te ndryshme te cilat konsumatorët i kërkojnë, te ndihmoje familjen time dhe te shfrytëzoj kohen ne mënyrën me te mire te mundshme “

Zonja Hasani  ka përgatitur dreken me lloje te ndryshme te produkteve tradicionale, ushqim i cili la shumë përshtypje tek mysafiret Finlandeze

Takimi i radhës te  kompania “Sigurimi” ne Vushtrri kompani e cila merret me punimin metaleve ku u takuan me  pronarin e kësaj kompanie  i cili punon se bashku me 5 punëtor te tjerë. Ai sqaroi periudhën kur ka filluar punën dhe vështirësitë gjate asaj periudhe. 

Ditën e dyte është vizituar çerdhja e fëmijëve “Foleja” ne Komunën e Vushtrrisë. Jemi    mirëpritur nga Drejtori i çerdhes Fadil Krasniqi, dhe edukatorja e cila është përcjellë gjate aktiviteteve te saj gjate ditës.

Pas dite është vazhduar te zonja Shefkije Hoti në fshatin Bradash, komuna Podujeve. Kjo grua ka ndjekur trajnimet nga IADK ne modulin e pemëve dhe tani ka filluar qe te konzervoj produkte dhe te shes për treg.