en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Stafi i IADK –se merr pjese ne Konferencën  e BAAN it

Rrjeti  BAAN ( Balkan Agriculture Association Network)  është themeluar në vitin 2008 nga shoqatat e ndryshme të Ballkanit (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia) me vizion për të kontribuar në zhvillimin e një sektori konkurrues, të orientuar drejt tregut të bujqësisë që prodhon produkte të shëndetshme dhe të sigurta, të prodhuara me një shqetësim për mbrojtjen e mjedisit; dhe kjo mundëson përmirësimin e  standardit t e jetesës së fermerëve nëpërmjet të Shoqatave mirë-organizuara te fermerëve që kanë të zhvilluar mirë aftësitë analitike dhe dialogun politik, bashkëpunimin ndërkufitar dhe ne mënyrë te suksesshëm kontribuojnë për anëtarësim në BE.

Një nder organizatat themeluese te këtij rrjeti është edhe organizata IADK

Nga data 30.09 deri me 02.10.2013 ne qytetin e Shkodrës është mbajtur konferenca e

BAAN-Balkan Agriculture Association Network.

Ne ketë konference kane marre pjese përfaqësues nga vende te ndryshme te Ballkanit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi , Serbia, Bosnja dhe Hercegovina. Kane marre pjese edhe përfaqësues te Suedisë. Për here te pare ne takimet e BAAN-it  mori pjese  Bashkimi i Shoqatave Bujqësorë ne Kosove me kryetari Z. Agim Sahiti

Gjate këtyre 2 ditëve janë prezantuar aktivitetet e organizatave pjesëmarrëse te konferencës, janë shtëlluar shume çështje lidhur me zhvillimin dhe ndryshimin e objektivave te BAAN-t . Po ashtu është diskutuar çështja e rritjes se numrit te anëtarëve te kësaj organizate por para se te behet rritja duhet te krijohen rregullat e anëtarësimit ne BAAN

Është kërkuar krijimi i një grupi punues ku ky grup do te punonte te  rregullat e anëtarësimit si dhe ne formën e bashkëpunimit me projektin e Forum Syd i cili projekt ka qellim ka një  rrjet  të fortë të organizatave të fermerëve ,  zëri i të cilit do të dëgjohet nga palët relevante në krijimin e kushteve më të mira.

Ne fund u krijua grupi nga tri shoqata , IADK, Agromreza dhe Federata e fermerëve te Maqedonisë si dhe u vendos qe konferenca e ardhshme te mbahet ne Kosove nen organizimin e  IADK