en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Mbahet punëtoria e katërt regjionale në Gjilan

Pas punëtorive të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit u mbajt punëtoria e radhës në regjionin e Gjilanit, ku u diskutuan tema të ndryshme me rëndësi për sektorin e bujqësisë në këtë regjion dhe rekomandimet lidhur me punën e BSHBK-së në të ardhmen.

Projekti “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, ka lehtësuar mbajtjen e tre punëtorive në sektorin e bujqësisë, e para në Pejë në Maj, e dyta në Mitrovicë në Qershor, e treta në Prizren në Korrik, ndërsa punëtoria e katërt është mbajtur në Gjilan.

Në punëtorin e organizuar në Gjilan, morën pjesë 45 pjesëmarrës nga institucionet lokale, GLV-te, nga BSHBK, shoqatave te ndryshme, fermere, si dhe nga organizata te tjera. Sektoret e perfaqesuar ishin sektoret e perimtarise, pemetarise, prodhimit te qumështit, shpeztarisë, bletarise etj. Nga departamentet lokale per bujqësi ka patur prezence të pothuajse të gjitha komunave; MBPZHR eshte ftuar dhe u perfaqesua ne punëtori me z. Habil Zeqiri. Moderatori i këtij takimi ishte Zijadin Gojnovci.

Edhe në punëtorinë e katërt të Gjilanit u diskutuan çështje të ngjashme si në punëtoritë paraprake që kishin të bënin me strategjitë ekzistuese për bujqësi dhe prioritetet e komunave të regjionit përkatës ndërsa temat dhe rekomandimet kryesore nga kjo punëtori ishin lidhur me: ceshtjen e TVSH-se, informalitetit ne bujqësi, cilësia e inputeve, shërbimet keshillimore, alokimi i duhur i subvencioneve, kushtet e kreditimit, problemet me tregun e brendshem dhe cilesine e produkteve, fragmentimi dhe eksploatimi i tokes bujqesore etj.  

Kjo punëtori doli me disa rekomandime: mbrojtja e tokës bujqësore nga ndërtimet,

lidhur me TVSH-në  është propozuar të zvogëlohet deri në 5% prej 16%; donacionet te shkojne krahas mbrojtjes se prodhimit vendor; heqja e akcizes per naften si dhe ulja e çmimit te energjise elektrike per prodhuesit vendore; te permiresohen kushtet per kreditimin ne bujqësi (si norma e kamates, grace periudha, hipoteka e larte dhe afati i shkurter i shlyerjes se kredise.

Punëtoritë regjionale do të mbahen edhe në regjionin e Prishtinws, , ku pastaj do të organizohet një konferencë në nivelin qendror në lidhje me të gjeturat dhe rekomandimet që kanë dalë nga këto punëtori. Këto rekomandime do të shërbejnë si bazë për hartimin e planit te veprimit te BSHBK-se.