en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Përgatitja e Bukës së misrit

Bukë misri është  njëra nga gatimet më të vjetra në  kuzhinën kosovare.

Përbërësit:

  • 1 kg miell misri
  • 700 ml ujë


Ne dërrasën e gatimit e hedhim miellin e misrit dhe ne mesin e tij fillojmë ta zbrazim ujin e vluar duke e përzier vazhdimisht me luge druri gjersa mielli e thithe gjithë ujin. Kur kjo mase fillon te ftohet pak atëherë fillojmë me mbledh brumin ne forme topthi ,te cilin e ngjeshim disa here vertikalisht dhe horizontalisht dhe ne fund e shtypim duke ia dhënë formën e rrumbullaket. Bukën e ngjeshur dhe te formuar e vendosim me kujdes ne tepsi te lyer me vaj, pastaj e lyejmë sipër me ujë te vluar dhe e pjekim ne temperaturë te lart 250°C, 40 minuta kohëzgjatja e pjekjes .