en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Zhvillohen trajnimet ne përpunimin e produkteve tradicionale ne fshatin Sllakovc, komuna e Vushtrrisë

Një nga komponentët e projektit “Promovimi i shërbimeve te turizmit rural dhe infrastrukturës ne zonën e Shalës” është edukimi dhe trajnimi I grave ne përgatitjen e ushqimit dhe ofrimit te shërbimeve 

Ne fshatin Sllakovc, komuna e Vushtrrisë  është formuar grupi i grave i përbëre nga 23 kandidate , te cilat janë duke  ndjekur  trajnimet  se si të përgatiten ushqime të tilla si bukë  shtëpie, bukë misri, flija, pite ndryshme, përgatitja e mishrave dhe ëmbëlsirave.

Trajnim përfshinë gjithsej 30 seanca.

Pas përfundimit te trajnimit gratë do te përgatisin ushqim për  restorantet dhe mysafiret te cilët do te vizitojnë odat qe do te krijohen ne baze te projektit te lartcekur.