en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Kalkulimi i Kostos së Makinerisë së Fermës

Kalkulimi i Kostos së Makinerisë së Fermës

Përmbajtja

Hyrje

Kalkulimi i kostos së makinerisë dhe vlera e kontratë

Kosto fikse (kostot e pronësisë)

Sigurimi

Amortizimi

Kostoja e interesit

Kostoja e Strehimit

Kostoja e punëtorisë

Kostoja e regjistrimit

Zbatimet

 

Kostot e ndryshueshme (kostot e operimit)

Derivatet, vajrat dhe lyrat, dhe pjesët bartëse

Kostoja e punës

Riparimi dhe mirëmbajtja

 

Kostot adekuate

 

Përcaktimi i vlerës së kontratës

 

Llogaritja e shpenzimeve te rastit

Llogaritja e margjinës së profitit

Të konvertohet në kosto për hektarë

Përcaktimi i vlerës së kontratë

Hyrje

Kostot e operimit dhe pronësisë të makinerisë, shpesh janë më shumë se gjysma e kostos së përgjithshme të prodhimit të kulturave për prodhuesit bujqësor dhe në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në profitabilitetin e fermës.  Përveç ndikimit në vendimet e blerje-shitjes së makinerisë themelore, kostoja e makinerisë ndikon edhe ne maksimalizimin e profitit të kulturave bujqësore si dhe përzgjedhjen e saj në rotacion (qarkullim bimor), me këtë edhe profitabilitet afatgjatë të fermës. Kuptimi i kostos së makinerisë bëhet në veçanti i rëndësishëm në rast se marrim në konsiderate të sistemeve të të mbjellave alternative veçanërisht kur ka të bëjë me më pak lërim. Shkurtimisht kostoja e makinerisë hyn në menaxhmentin e fermës në tri fusha:

·         Minimizimi i kostos së prodhimit

·         Zgjedhja e përzierjes së të mbjellave me profit maksimal

·         Marrja në konsideratë e ndryshimeve strukturore apo teknologjike, të tilla si zgjerimi i fermës, ngushtimi apo sisteme alternative të lërimit.

Minimizimi i pjesës së makinerisë në koston e prodhimit,  kërkon vlerësim rutinor të benificioneve dhe kostos lidhur me posedimin, marrjes me qira apo huazimin e makinerisë. Këto duhet të krahasohen vazhdimisht me angazhimin e operacioneve me makineri (bujqësia e zakonshme), e cila është shpesh herë alternativë më e besueshme. Me qëllim të asistimit të menaxherëve të fermave në vendimet mbi makinerinë, kjo përmbledhje zhvillon një kornizë pune për kalkulimin dhe analizimin e komponentëve të ndryshme të kostos vjetore të pritur të një makine: riparimet dhe mirëmbajtja; lënda djegëse, vajrat, lyrat, punëtorët operues, tatimet e sigurimit, amortizimin dhe kostoja e mundshme mbi fondet e shfrytëzuara.

Nëse kapitali i investuar në një makinë përdoret me efikasitet, ajo makinë duhet të përdoret mbi hektar të mjaftueshëm apo për numër të orëve për të pasur një kosto të krahasueshme deri apo nën operacionin e njëjtë të bërë nga i njëjti operator.

Informacioni më i mirë burimorë për buxhetin e makinerisë janë shënimet. Në mungesë të shënimeve të fermës metodat e kalkulimit mund të përdoren për përcaktimin e kostos së përafërt. Informacioni është përgatitur si një formë e udhëzuesit për përcaktimin e kostos së përafërt të makinerisë dhe nuk ka për qëllim predikimin apo njohjen e asnjë lloj operacioni.

 

Bazat e Kostos së Makinerisë dhe Llogaritjet

 

Kostoja e makinerisë përmban: koston fikse të posedimit dhe koston variabile të operimit.

Këto kosto ndikojnë në profitabilitetin e biznesit.


Ky dokument informues bujqësorë, ka tri synime:

· t’i alarmoj fermerët për kostot e vërteta të pronësisë dhe operimit të makinerisë;

· të shpjegoj se si llogariten vlerat e kontratës, për ata fermerë që vendosin nëse do të blejnë ndonjë makinë ose do të kontraktojnë atë diku tjetër; dhe

· të ndihmoj ata fermerë që dëshirojnë të kontraktojnë nga jashtë makinerinë, duke ju treguar se si të llogarisin koston e tyre në mënyrë të duhur.  Kjo do t’ju ndihmoj që të arrijnë tek një shumë e drejtë dhe reale.  Zakonisht, fermerët që dëshirojnë të ardhura shtesë, do të kontraktojnë nga jashtë makinerinë e tyre por tentojnë që të paguajnë më pak.

 

1.  Kostot fikse (kostot e pronësisë)

 

Kostot fikse, janë kostot që nuk ndryshojnë me përdorimin.  Këto kosto paguhen çdo vit, pavarësisht nëse e përdornin makinën për 10 orë ose 1000 orë.

 

Shembuj të kostove që shoqërohen me pronësinë e makinës janë: kostot e sigurimit, amortizimit, interesit (kostot oportune), strehimit, punëtorisë dhe regjistrimit.

 

 

1.1. Sigurimi

Jo të gjithë e sigurojnë makinerinë e tyre ndaras: shpesh kjo mbulohet me policën e sigurimit të përgjithshëm të fermës, nëse ka.  Zakonisht, vetëm makineria vet-shtyrëse do të mund të sigurohej ndaras, e jo pajisjet bashkangjitese.  Një parim i përshtatshëm për vlerësimin e kostos së sigurimit të makinerisë është 10 euro për çdo 1000 Euro të vlerës mesatare të makinës (me fjalë të tjera rreth 1%), por nëse e dini koston e vërtet të sigurimit për makinën tuaj, atëherë përdorni atë shifër në vend të kësaj.

 

Kostoja e përafërt për sigurim për vit = vlera mesatare  ÷ 100

 

1.2. Amortizimi

Amortizimi është zbritja e vlerës së makinës gjatë kohës.  Është ajo shumë parash, e cila duhet të lihet anash çdo vit, për të qenë në gjendje për të ndërruar makinën në fund të jetës së saj të pritur.  Amortizimi mund te llogaritet duke përdorë metodën e amortizimit të ‘linjës së drejtë’ ose metodën e ‘pakësimit të vlerës’.  Shkalla e amortizimit për këto metoda, bazohet në jetën efektive. 

 

Metoda e amortizimit të linjës së drejtë, është mënyra më e thjeshtë për të vlerësuar amortizimin e makinerisë.  Ajo distribuon zbritjen në vlerën e makinës përgjatë jetëgjatësisë së saj.  Merrni çmimin e makinës së re (injoroni dallimin në çmimi për shkak të ndonjë marrëveshje për ndërrim), zbritni çfarëdo çmimi që do të merrni për të në fund të jetës së pritur dhe pjesëtojeni me numrin e viteve të përdorimit:

Kostoja e amortizimit = (çmimi i ri – çmimi i pritur ne fund te jetës) ÷ numri i viteve të përdorimit.

Vërejtje: Më së pari, përfundoni kalkulimin brenda kllapave.

 

Nëse makina nuk do të ketë vlerë në fund të jetës së saj punuese, atëherë çmimi i mallit do të jetë zero dhe amortizimi është çmimi aktual për të zëvendësuar makinën e pjesëtuar me pritjet e jetës së saj.

 

Nëse makina humbë më shumë vlerë në vite të caktuara dhe ju dëshironi që vlera e kontratës të reflektoj këto ndryshime, atëherë ju duhet të vlerësoni amortizimin për secilin vit të jetës së pritur.  Kjo bëhet duke vlerësuar vlerën e tregut në fillim të vitit dhe në fund të vitit.  Ndryshimi është vlera e amortizimi që do të përdoret për atë vit.  Nëse përdorni metodën e vlerës së tregut, vlera rezultuese e kontratës që e kalkuloni do të jetë më e lartë në vitet e hershme të pronësisë të makinerisë dhe më e ulët më vonë, për shkak se makina humbë më shumë vlerë gjatë viteve të para se sa në vitet e mëvonshme.  Kjo do të mund të shkaktoj konfuzion me klientët dhe sugjerohet sistemi i amortizimit të linjës së drejtë.

 

 

1.3.  Kostot e interesit

Kostoja e interesit (ose kostoja oportune) është kostoja e përdorimit të parave.  Po të kishit investuar parat tuaja, në vend se t’i shfrytëzonit për blerjen e makinës, ato do të krijonin (sjellin) të ardhura. Prandaj, kostoja e interesit është vlera mesatare e makinës e shumëzuar me ratën aktuale të interesit në depozitat bankare:

Kostoja e interesit = vlera mesatare x shkalla e interesit

Vlera mesatare = (çmimi i ri + vlera e mundshme e shitjes e mëvonshme) ÷ 2

 

Për shembull, nëse blen një traktor për 100,000€ dhe e shitni më vonë për 40,000€, atëherë vlera mesatare është gjysma në mes të çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes

(100,000 €  + 40,000 €) ÷ 2 = 70,000 €

Vërejtje: Më së pari bëni kalkulimet brenda kllapave

 

1.4.  Kostoja e strehimit (garazhimit)

Kjo është kostoja që shoqërohet me strehën në pronën tuaj, qe e shfrytëzoni kryesisht për ta strehuar makinerinë tuaj.  Si vlerësim i kostos së strehës, zakonisht përdoret një vlerë vjetore prej 0.5-1% e çmimit blerës të makinës.

 

Kostoja e strehimit (si parim i dobishëm) = çmimi i makinës së re ÷ 200

 

Alternativisht, ju mund të gjeni koston e amortizimit të strehës që keni pronë dhe proporcionin e depos që i përkushtohet makinës; kostoja e strehimit është proporcioni i strehës i shfrytëzuar për makinë, e shumëzuar me koston e amortizimit vjetor të strehës:

Kostoja e strehimit = amortizimi vjetor i strehës x proporcioni i strehës i shfrytëzuar për makinë

1.5.  Kostoja e punëtorisë

Nëse makina servisohet dhe riparohet në fermë, atëherë proporcioni i kostos së amortizimit dhe interesit të veglave dhe punëtorisë janë në saje të makinës.  Proporcioni varet nga koha e shpenzuar duke punuar në makinë në raport me kohën e përgjithshme të kaluar në punëtori ose në shfrytëzimin e veglave:

 

Kostoja e punëtorisë = përpjesëtimi i kohës së shfrytëzuar në punëtori për makinë x kostoja (amortizimi&interesit) e punëtorisë dhe veglave.

 

1.6.  Kostoja e regjistrimit (nuk është ende e nevojshme)

Nëse do ta vozitni makinerinë tuaj (p.sh.: traktorin) në rrugë, ju do të shkaktoni një kosto të regjistrimit vjetor.  Nëse do të udhëtoni në distancë më të gjatë, ju mbase duhet të merrni parasysh edhe kostot e regjistrimit të kamionit ose rimorkios.  Në përgjithësi, kostot për kamion ose rimorkio do të përfshihen, vetëm kur kontraktimi është arsyeja kryesore për shpenzim.  Ju mund të ngarkoni përpjesëtimin e kostos së regjistrimit të kamionit ose rimorkios baras me përpjesëtimin e përdorimit në operacionet kontraktimit.

 

Kostoja e regjistrimit = kostoja për regjistrimin traktorit (nëse është e aplikueshme) + (kostoja për të regjistruar kamionin ose transportuesin x përpjesëtimi i përdorimit).


1.7.  Mjetet, Pajisjet

Në përgjithësi, supozohet që mjetet nuk kanë kosto të sigurimit, por në përgjithësi kanë kosto të amortizimit dhe interesit.  Këto kalkulohen siç është përshkruar nën ‘Amortizimi’ dhe ‘Kostot e interesit’:

 

Kostoja e amortizimit (mjetet) = (çmimi i ri – çmimi i pritur ne fund te jetës) ÷ numri i viteve të përdorimit.

kostoja e interesit (mjetet ) = vlera mesatare x shkalla e interesit.

 

1.8.  Vlerësimi i kostos së pronësisë për orë

Për të vlerësuar se cila është kostoja për ‘orë’, duhet të pjesëtoni koston vjetore me numrin e orëve për vit që shpenzohen duke përdorur makinën.

Për shkak të kësaj, sa më shumë orë në vit që punoni në makinë, kostoja për orë do të jetë më e ultë.

 

Numri i orëve për vit të punës së makinës, do të ndikoj po ashtu edhe në pritjen e qëndrueshmërisë së saj dhe vlerën e mallit, por kjo varet edhe nga gjëra të tjera, si mirëmbajtja dhe lloji i punës së kryen.

 

Vlerësimet më të sakta të sasisë së punë që do të kryej makina, aq më i sakët do të jetë vlerësimi i kostos.  Për të qenë të sigurt, duhet të jemi më konservativ me vlerësimet e punës (në veçanti nëse puna nuk është e garantuar) dhe me vlerësimet e vlerës së mallit dhe jetëgjatësisë së punës së makinës suaj.

 

2.   Kostot e ndryshueshme (kostot e operimit)

Kostot e ndryshueshme, janë ato kosto që ndryshojnë në raport me përdorimin e makinës.  Ato nganjëherë quhen edhe kostot e operimit, sepse shkaktohen vetëm kur makina operon.  Kostot e ndryshueshme kryesore për traktorin janë: derivatet, vaji, filtrat, gomat, gypat, bateria (akumulatori) dhe riparimet. 

Për mjetet dhe makinerinë tjetër që operon pa motor, kostot e ndryshueshme, mund të merren lirisht si kosto të riparimit.

 

Kosto e ndryshueshme mund të llogariten me saktësi nëse të dhënat për makinën, mbahen mirë. Nganjëherë, manualet e udhëzimit, japin informata për përdorimin tipik të derivateve dhe vajit dhe po ashtu kohëzgjatjen e pritur të çfarëdo pjese lëvizëse të makinës.

 

Derivatet, vaji dhe lyrat, dhe pjesët konsumuese

Përdorimi ndryshon proporcionalisht me fuqinë e motorit dhe ndikohet nga ngarkesa.  Një parim i dobishëm për shfrytëzimin e derivatit të traktorit në L/orë, nën kushtet normale të punës është: fuqia në kW e pjesëtuar me 4.

 

Kostot e punës

Kostot e punës së krahut varen nga lloji i punës së kryer, punë krahu e rastit, e përhershme ose e vet fermerëve.  Kostot e punës së rastësishme, ju caktohet vlera ‘për orë’.  Kostoja për orë e punës së përhershme ose punës së fermerit, varet nga vlera e punës, nëse ajo shpenzohet në opsionin më profitabil alternativ, ose vlera vendoset në kohën e lirë.

 

Riparimet dhe mirëmbajtja

Këto kosto duhet të përfshihen në buxhet.  Riparimi i pjesëve bartëse janë ato të shoqëruara me përdorim normal (për shembull, zëvendësimi i pjesës së plugut (plorit).  Në anën tjetër, prishjet e pjesëve të traktorit, tentojnë që të jenë më të rastësishme dhe është më fshirë që të parashikohet buxheti për to.  Mirëmbajtja standarde si dhe lloji i punës, ndikojnë në atë se sa shpesh ndodhë prishja.

 

Nëse nuk kemi ndonjë ide, se çfarë të llogaritet për riparim dhe mirëmbajtje, parimi i dobishëm për përdorimin normal është rreth 3% e çmimit të zëvendësimit  të makinerisë me motor operues, ose 5% e çmimit të zëvendësimit të mjetit për vit.  Kjo përqindje do të ndryshoj sipas orëve të punës për vit, në veçanti nëse makina ka punuar me orë të gjata (si rasti me makinën e kontraktuesit)

 

 

Kostot “kohore”

 

Kostoja kohore, është një reduktim në të ardhura (ose një ngritje në shpenzime) e shkaktuar nga një operacion që nuk është përfunduar brenda kohës optimale.

 

Disa shembuj të kostove të kohore janë:

 

4-7% e humbjes së rendimentit, humb për çdo javë të vonesës pas kohës optimale të mbjelljes së grurit. Kështu që, kostoja kohore, shkaktohet nëse pajisjet për mbjellje nuk mund të mbjellin fushën brenda kohës optimale.

 

Kultura mund të duhet të korret shpejt për shkak të rrezikut që furtuna gjatë kohës së korrjes të dëmtoj kulturat.  Vonesat në kontrollimi e barit të keq në djerrina do të thotë rezervohet më pak lagështi dhe mund të zbres  rendimenti i ardhshëm i kulturave.

 

Kalkulimi i kostos kohore – një shembull

Të themi për shembull, që kemi një sipërfaqe ku duhet të mbjellim 200 ha të grurit, por pajisja mund të mbjell vetëm 100 ha në kohë optimal (injorojmë problemet e motit për momentin).

Kjo do të thotë, që 100 ha e tjerë, me siguri se do të mbjellën një javë pas kohës optimal dhe ne do të kemi një humbje në rendiment për 5%.  Kjo do të thotë, që ne do të kemi më 5% më pak rendimet prej sipërfaqes që është mbjellë me vonesë.  Prandaj, nëse rendimenti është zakonisht 3 t/ha, kostoja kohore, kalkulohet me sa vijon:

5% x 3 t/ha x 100 ha = 15 ton të grurit

Në 200 € /ton kjo është kostoja kohore së 3,000 €.

Ju mund të jeni të gatshëm që të pësoni disa nga këto kostot të kohës, nëse dëshironi të reduktoni kostot e makinerisë duke e blerë një traktor më të vogël.  Ky është një vendim i mirë, nëse kostoja kohore është më pak se sa kostoja shtesë e pronësisë dhe administrimit të një makinerie më të madhe.

 

Një mënyrë për të luftuar kostot e kohore është të keni dy ose më shumë traktor që mund të bëjnë të njëjtën punë, ashtu që nëse njëri prishet, tjetri mund të përfundoj punën.  Kostoja e pronësisë të një makine shtesë duhet të peshohet kundrejt mundësisë që i pari që prishet dhe të shkaktoj që të ardhurat të humben nëpërmjet të punës së papërfunduar.

Investimi në një traktor shumë më të madh se sa do të përdorej normalisht për sipërfaqen e tokës që po kultivohet, është një formë e sigurimit kundrejt kushteve të pafavorshme të motit, por sërish, ne duhet të matim koston shtesë kundrejt të ardhurave që mund të humben pa pasur madhësinë shtesë.

 

Përcaktimi i vlerës së kontratës

 

Llogaritja e shpenzimeve te rastit (incidentale)

Kur vlerësojmë kostot e makinerisë për të kalkuluar vlerën e kontratës, ne duhet të llogarisim për së paku shpenzimet e rastit si më poshtë:

·    kostot e udhëtimit ose transportimit të makinerisë që nuk janë përfshirë tashmë në kostot fikse ose të ndryshueshme

·    akomodimin vendosja larg vendbanimit nëse nuk punojmë për shkak te motit – reshjeve (për shembull, nuk mund te punojmë për shkak vërshimeve ose thatësisë). Moti është shumë i rëndësishëm nëse kemi punëtorë të përhershëm që paguhen pavarësisht nga disponueshmëria e punës ose mundesia e kryerjes se puneve.

·    telefoni, rryma dhe qiraja e zyrës

·    derivatet – nganjëherë fermerët preferojnë që kontraktuesit të ofrojnë derivatet.  Por fermerët nuk mund të kërkojnë ulje të çmimit për naftë ne kete rast.  Për fat të mirë, është më e zakonshme që fermerët të ofrojnë derivatet sepse ata mund të kërkojnë ulje çmimi për naftën.

Këto shpenzime të rastit, ndodhin varësisht se si udhëhiqet biznesi dhe se çfarë sjell puna. Ne mund të shtojnë disa nga këto kosto ashtu siç ndodhin (si akomodimi brenda natës në punët që janë larg shtëpisë) dhe mund të vazhdojmë me të tjerat në vlerën tuaj të kontratës (si telefoni i punës, kostoja e rrymës dhe rreziku në punë). Në shembullin tonë ne marrim 5% të kostove të makinerisë dhe punës si margjina të shpenzimeve te rastit, dhe supozojmë që nuk është e nevojshme që të përfshihet më shumë kohë për akomodimin e traktorit dhe gjatë natës.

 

Llogaritja e margjinës së profitit

Përveç nëse jeni duke i bërë nderë dikujt, margjina e profitit duhet të përfshihet në vlerën e kontratës suaj për ta bërë punën tuaj të vlefshme.

Kjo mund të bëhet duket shtuar një vlerë të caktuar për orë, në krye të vlerës së kontratës, ose duke shtuar një përqindje të kostos së makinerisë në vlerën e kontratës.  Alternativisht, nëse jemi pronar-operuese, ne mund të pranojmë koston e punës si margjinë të profitit.  Në shembullin tonë, ne marrim 20% të kostove të makinerisë dhe punës si margjinë të profitit.

 

Nëse po bëjmë punën për nder të dikujt, është e rëndësishme që të sigurojmë që më së paku të mbulohen të gjitha kostot e ndryshueshme operative) kur kryhet puna, përndryshe ne paguajmë efektivisht për të kryer atë punë.

 

Konvertimi në kosto për hektarë

Informatat e kalkuluara deri më tani, të gjitha kanë qenë për sa i përket ‘kostos për orë’. Për shkak se caktimi i vlerës, shpesh kërkohet në baza të ‘kostos për hektar’, është e dobishme që të ketë mundësi që të konvertohen këto te dyja.  Kjo mund të arrihet me kalkulimin në vijim:

 

Kostoja për hektar (ose €/ha) = kostoja për orë (ose €/ore) ÷ shpejtësia e veprimit në hektarë për orë (ose ha/ore) ‘Shpejtësia e veprimit’ merr parasysh, faktin që jo gjithherë shpenzohet e gjithë koha në tokë.  Për shembull, kur lërojmë, vetëm 80% e kohës mund të kalohet në lërim; pjesa tjetër e kohës mund kalohet duke u kthyer rreth fundit të livadhit, marrjes së derivatit, ndezjes dhe ftohjes së traktorit, kontrollimit të plugut kur bllokohet dhe kështu e tutje.  Përpjesëtimi i kohës së vërtet të kaluar, duke e kryer punën (lërimin) quhet efikasiteti i fushës.

 

Kështu pra, shpejtësia e veprimit = shpejtësinë e makinë (ha/ore) x efikasiteti i fushës

Nganjëherë, shpejtësia njihet vetëm në km/hr.  Duke e ditur se për një kilometër janë 1000 metra, dhe 10,000 metra katror për hektarë, kalkuloni shpejtësinë e makinës në ha/hr si vijon:

 

Shpejtësia e makinës (ha/ore) = (gjerësia (m) x shpejtësia (km/hr) x 100 m/km) ÷ 10 000 m/ha

që mund të thjeshtësohet në:

(gjerësia (m) x shpejtësia (km/ore)) ÷ 10

Përcaktimi i vlerës së kontratës

Tani pasi që kemi kalkuluar të gjitha kostot e përfshira në pronësin, operimin dhe kontraktimin e makinës, ne mund të i mbledhim të gjitha këto kosto së bashku (në të njëjtën njësi, të themi €/ore) për të vlerësuar vlerën e kontratës.

 

Ne duhet të kontrollojmë vlerën e kontratës, kundrejt kontraktuesve të tjerë në zonë.  Nëse vlera është dukshëm më e lartë se sa e të tjerëve, kjo mund të ndodhë për shkak se kontraktuesit e tjerë marrin më shumë punë dhe kështu i shpërndajnë kostot e tyre të pronësisë nëpër më shumë njerëz.

 

Në anën tjetër, nëse vlera është me e ulët se sa vlera mesatare në zonë, sigurohuni që në kemi përfshirë të gjitha kostot shoqëruese.  Ndryshimi mund të jetë edhe në rast se kontraktuesit janë të vetmit në rrethin, prandaj mund të përfshijnë margjinë më të lart të profitit.  Alternativisht, ata mund të kenë përfshirë një faktor të rrezikut të lartë në vlerën e kontratës së tyre, nëse biznesi është i rrezikshëm dhe ndikohet nga prishjet, faktorët e motit, sezonalitetin e punës ose faktor të tjerë.

 

Është e rëndësishme që të mbahet në mend, se vlera e kontratës bazohet në supozimet që makina do të punoj një numër orësh për vit.  Çfarëdo ndryshimi në këtë vlerësim do të ndryshoj kostot për orë (të shpenzimeve rrjedhëse).

 

Duke kaluar saktësisht nëpër procedurën e vlerësimit të të gjitha këtyre kostove, ne mund të jemi të sigurt që më se paku kemi mbuluar kostot që i shkaktojmë dhe ne do të kemi ide për llojin e profitit që keni gjasa ta kemi.

 

 

Shembuj të kalkulimeve të kostove të makinerisë (tabelat)

 

Tabela 1. Një shembull i kostove fikse (pronësisë) për: (A) një makinë qe operon me motor dhe (B) pajisje


A. Për një makinë që operon me motor (p.sh.: një traktor)

Informatat e nevojshme

Shembull

 

1. Çmimi i ri: Kostoja e zëvendësimi të makinës suaj me një të re

€70,000 

2. Shkalla e interesit: shkalla e interesit në dispozicion në depozitat bankare

6%

3. Mosha në kohën e ndërrimit: Mosha kur ju synoni ta shitni ose ndërroni

5 vite

4. Puna vjetore(orët): Numri i pritur i orëve për vit

1,000 orë/vite

5. Vlera e ndërrimit: Vlera e pritur e ndërrimit ose shpëtimit (rikuperimit)

€35,000

6. Kostoja e përgjithshme e punëtorisë: Kostoja e punëtorisë dhe mjeteve

€1,000

7. Koha e punëtorisë e kaluar në traktor:

40%

 

Kostot e pronësisë

 

Shembull

 

Përgjigjja

Vlera mesatare

çmimi i blerjes + çmimi i ndërrimit =
2

(70,000 + 35,000)
2

€52,500


 

1. Kostoja e amortizimit

= (çmimi i ri – çmimi i ndërrimit) mosha në ndërrim

(70,000 - 35,000)
5 vite

 

 €7,000/vit

2. Kostoja e interesi

= vlera mesatare x shkalla e interesit

€52,500 x 6%

 €3,150/vit

3. Kostoja e sigurimit (nëse është siguruar)

= vlera mesatare x 1%

  €52,500 x 1%

€525/vit

4. Kostoja e strehimit (nëse strehohet)

= çmimi i ri x 0.5%

 €70,000
200

€350/vit

5. Kostoja e punëtorisë (nëse mbahet në fermë)

= kostoja e përgjithshme e punëtorisë x % kohës së punëtorisë në traktor

€1,000 x 0.4

€400/vit

6. Kostoja e regjistrimit (nëse është regjistruar)

= RTA kostoja e regjistrimit për traktor

 

 €300/vit

Totali i kostove të pronësisë për vit

Totali i shumave të mësipërme

11,725/vit

Totali i kostove të pronësisë për orë

= totali i shpenzimeve rrjedhëse për vit
numri i orëve të punuara për vit

11,725
1,000

11.73/orë

  

B. Për një mjet, pajisje (p.sh.: plugu)

 

 

Informatat e nevojshme

 

Shembull

 

 

1. Çmimi i ri: Kostoja e zëvendësimi të makinës suaj menjë të re

€11,840

2. Shkalla e interesit: shkalla e interesit në dispozicion në depozitat bankare

6%

3. Mosha në kohën e ndërrimit: Mosha kur ju synoni ta shitni ose ndërroni

9 vite

4. Puna vjetore(orët): Numri i pritur i orëve për vit

400 orë/vit

5. Vlera e ndërrimit: Vlera e pritur e ndërrimit ose shpëtimit (rikuperimit)

€ 4,144

 

Kostot e pronësisë

 

Shembull

 

Përgjigjja

Vlera mesatare

çmimi i blerjes + çmimi i ndërrimit =
2

11,840 + 4,144
2

= 7,992

1. . Kostoja e amortizimit

çmimi i ri – çmimi i ndërrimit/9

€11,840 - €4,144

=€ 855 vit

mosha në ndërrim

 

9 vite

2. Shkalla e interesit:

= vlera mesatare x shkalla e interesit

€7,992 x 6%

= €480/vit

3. Kostoja e sigurimit (në përgjithësi nuk përfshihet)

 

 

4. Kostoja e strehimit (në përgjithësi nuk përfshihet)

 

 

5. Kostoja e punëtorisë (në përgjithësi nuk përfshihet)

 

 

6. Kostoja e regjistrimit (nuk është e aplikueshme)

 

 

Totali i kostove të pronësisë për vit

Totali i shumave të mësipërme

= €1,335/v

Totali i kostove të pronësisë për orë

= totali i shpenzimeve të pronësisë për vit
numri i orëve të punuara për vit

€1,335/vit
400/v

= €3.34/ore