en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Vizitë studimore ne Francë

Me date 02.06.2013 -07.06.2013 është organizuar vizita studimore ne France, vizite e organizuar nga organizata AFDI nga Franca  dhe e financuar nga IADK.

Ne këtë vizite kane marre  pjese gjithsej 6 pjesëmarrës nga Kosova: 3 anëtarë të bordit të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK), këshilltari i Ministrit të Bujqësisë Z. Adil Behramaj dhe udhëheqësja e departamentit për organizim të fermerëve të IADK-së Znj. Magbule Hyseni.

Kjo vizitë është bërë me qëllim që përfaqësusesit e BSHBK-së të njihen me formën e organizimit të fermerëve në Francë nga baza deri në nivelin më të lartë, mënyra e  menaxhimit, qëndrueshmëria financiare, lobimi dhe të gjitha çështjet tjera që janë të lidhura me organizimin e fermerëve.

Gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit e vizitës janë takuar me kryetarë nga Organizata të ndryshme të fermerëve, sidikata që nga niveli i Komunes deri ti ai nacional

Këto takime kishin në fokus rolin, rëndesinë e organizimit të fermerëve në sektorin e Bujqesisë.

Përvojat e mara nga këto vizita do t’u adaptohen kushteve dhe mentalitetit te fermerëve në Kosovë.