en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Certifikimi i pjesëmarrësve në trajnime për Aftësitë Komunikuese

Me datën 24 Qershor u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për përfaqësuesit e shoqatave fermere të përfaqësuara në BSHBK. Përfitues të këtyre certifikatave ishin 24 pjesëmarrës nga te gjitha regjionet e Kosovës të cilët ndoqën gjashtë sesione të trajnimeve në temën Aftësitë Komunikuese. Trajnimet janë mbajtur në kuadër te projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë” për gjashtë tema të rëndësishme rreth Aftësive të Komunikimit, si pjesë e projektit për ngritjen e kapaciteteve dhe përfaqësimit sa më të mirë të fermerëve dhe interesave të tyre në institucionet relevante.

Temat të cilat janë ligjëruar përfshijnë: 

  • -       Aftësitë komunikuese,
  • -       Aftësitë negociuese,
  • -       Aftësitë prezantuese,
  • -       Aftësitë në të shkruar,
  • -       Aftësitë ndikuese, dhe
  • -       Mbajtja e takimeve.

Për tu certifikuar pjesëmarrësit do duhej të kishin një pjesëmarrje prej 80% në  trajnime apo pesë nga gjashtë pjesëmarrje të mundshme. Në trajnime kanë marrë pjesë me shumë se 63 persona, por për shkak të mos pjesëmarrjes aktive në trajnime vetëm 24 persona janë pajisur me certifikata. Po ashtu në trajnime kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera etnike që jetojnë dhe veprojnë në vendin tonë, si minoriteti serb, turk etj.

Këto certifikata janë ndarë personalisht nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku, gjë që tregon edhe përkushtimin e IADK-së dhe të tijin personal për rëndësinë që ky projekt ka në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve për fermerët kosovarë. Po ashtu në ndarjen e certifikatave asistoj edhe trajneri Zenel Elshani, i cili ka ligjëruar këto sesione të trajnimeve.

Trajnimet janë vlerësuar shumë lartë nga pjesëmarrësit duke pohuar se trajnime të tilla janë shumë të nevojshme dhe të mirëseardhura për të përmirësuar dhe ngritur nivelin e vetëdijes se fermerëve rreth çështjeve me rëndësi ne bizneset e tyre.