en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Ditës së Dredhzës 2010

IADK ka qenë bashkë-organizator i “Ditës së Dredhzës 2010” dhe bartës kryesor i organizimit të “Panairit Regjional për Bujqësi Mitrovica 2010”.

“Dita e dredhëzës 2010”-është organizuar me 15 Qershor 2010 në qytetin e Skenderajt.

Në këtë promovim 50 fermerë nga gjithë Kosova i kanë ekspozuar prodhimet e tyre të dredhzës. Kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i pjesëmarrësve të ftuar dhe i qytetarëve. Në kuadër të pjesëmarrësve ka qenë edhe Ministri i MBPZHR, Kryetari i komunës së Skenderajt, përfaqësues të komunave nga gjithë Kosova, KFOR-it, Organizatat dhe Institucione tjera. Si mbështetës të këtij organizimi kanë qenë edhe AZHR Veri dhe ProCredit Bank.

Në këtë promovim nga organizatorët u ndanë edhe një numër i mirënjohjeve.

Mirënjohjet për 4 fermerët më të mirë në Kosovë për kontributin e dhënë në prodhimin e dredhzës si
1. Prodhuesi më i mirë i fidanëve të dredhëzës- Xhavit Mulaj, Llukë e Epërme, Deçan
2. Prodhuesi më i madh i dredhëzës- Armend Malazogu, Kravaricë Gjilan
3. Prodhuesi më i mirë i dredhëzës në fushë të hapur- Hamdi Hasani, Dabëllde, Viti
4. Prodhuesi më i mirë i dredhëzës në ambient të mbrojtur – Hetem Balaj, Llaushë, Skenderaj
Mirënjohjet për 3 organizata për kontributin e dhënë në kultivimin e dredhëzës në Kosovë
1. IADK-në
2. Inter Coperation
3. Care Internationale
Mirënjohje për kontributin e dhënë në përpunimin e dredhëzës:
Hanumshahe Zeneli – Punëtore e IADK-së.
Posted in: Dite fushore