en-US
 
  • Site
  • Web
Search

LAJM: Promovimi i energjisë alternative në sektorin e Bujqësisë

Organizata Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) është duke implementuar projektin 3 vjeçar “Edukimi dhe Konsolidimi i Fermerëve në Kosovë”, i cili është duke kontribuar në organizimin dhe edukimin e fermerëve, ngritjen e rendimentit, diversifikimin e prodhimtarisë bujqësore ne Kosovë dhe futjen e teknologjive të reja në sektorin e bujqësisë.

Ne kuadër të shume aktiviteteve, gjatë këtij viti IADK ka përkrahur edhe prodhimin e energjisë alternative ku në fillim është bere studimi i fizibilitetit se ne cilën sektorë te bujqësisë janë potencialet me te mëdha për shfrytëzimin e energjisë alternative dhe cilën forme te energjisë alternative janë mundësitë me te mëdha për investime si (biomas, biogazin, energjinë  erës, energjinë diellore). Gjate këtij viti IADK do te beje promovimin e energjisë alternative ne sektorin e përpunimit te qumështit – pasterizimin e qumështit, sektorin e përpunimit te perimeve – pasterizimin e perimeve, tharëset për bimë mjekësore dhe frute dhe në instalimin e pompave për ujitje të cilat shfrytëzojnë energjinë diellore- sistemi fotovoltaik.

Promovimet do te mbahen në këto vende:   

·   “Instalimi i sistemit të ngrohjes se ujit me energji diellore për pasterizimin e qumështit në qumështoren Aldi në Mitrovicë” me datën 19.06.2013, nga ora 10:00

 ·   “Instalimi i tharëseve të frutave me energji diellore” në fshatin Runik komuna e Skenderajt me datën 21.06.2013, nga ora 10:00

  ·  Instalimi i pompave të ujit me energji diellore për ujitje” në fshatin Sibovc komuna e Podujevës, më datën 24.06.2013, nga ora 10:00