en-US
 
  • Site
  • Web
Search



Projekti "Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në rajonin e Shalës", është një projekt i financuar nga BE, dhe zbatohet  nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Objektiva e përgjithshme e këtij projekti është krijimi i kushteve për turizëm rural dhe zhvillimin e bizneseve familjare në rajonin e Shalës. Si objektiva specifike: zhvillimi i shtigjeve të ecjes në zonat e maleve të larta, krijimi i bizneseve fillestare për turizëm dhe mbështetja e atyre ekzistuese, fuqizimi  ekonomik i ekonomive familjare, rritja e sasisë dhe cilësisë  së prodhimit të ushqimit tradicional, avansimi i shërbimeve turistike në zonat rurale, promovimi i përdorimit të energjisë alternative dhe prodhimi i tij.
IADK kërkon kandidat të kualifikuar për 2 pozita:

 Titulli i vendit të punës:           Projekt Menaxher  
Vendi i punës:                         Mitrovicë
Kohëzgjatja:                           21 muaj nga nënshkrimi i kontratës 

 Përshkrimi i punës:
Projekt Menaxheri do të jetë përgjegjës për zbatimin e objektivave të projektit dhe kordinimin e punëve në baza ditore.
Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhimin dhe koordinimin  e punëve të punonjësve të projektit
  • Të sigurojë se komunikim përmes punonjësve dhe Drejtorit Ekzekutiv
  • Në mënyrë aktive të merr pjesë në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit
  • Identifikimin e ekspertëve potencial të cilët do të angazhohen në projekt
  • Të prezentojë projektin tek palët e interesit
  • Të sigurojë dukshmërinë e projektit
  • Komunikim me media, donatorët dhe palët në interes
  • Menaxhimin e punëve dhe sigurimin e komunikimit me Zyrën e BE në Kosovë
  • Përgatitë dhe finalizon të gjitha raportet e IADK-së,  në baza të rregullta
  • Përgatitjen e materialeve për publikim, fletëpalosje/broshura
  • Të percjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit
  • Të koordinojë dhe të marrë pjesë në takimet e rregullta me palët në interes dhe   zyrën e IADK-së në Mitrovicë
  • Të jetë efikas në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura  në kuadër të projektit
  • Kryen edhe punë  tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  • Diplomë univeristare (Bujqësi, Ekonomi, Agroekonomi dhe Turizëm)
  • Përvojë në zbatimin e projekteve të BE-së
  • Përvojë pune me turizëm rural e preferueshme
  • Përvojë në komunikim me media dhe publikun
  • Përvojë administrative dhe njohuri në menaxhim me resurse njerëzore dhe legjislacion
  • Përvojë në raportim dhe montorim
  • Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim të shkresave e dokumenteve të ndryshme
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Aftësi të forta organizative dhe vetëmotivuese
  • Aftësi për punë në ambient multietnik
  • Aftësi për punë nën presion të kohës dhe të jetë i gatshëm të punoj me të gjitha komunitetet në Kosovë
  • Aftësi kompjuterike:Windos, Excel dhe Power Point dhe menaxhim të Ueb faqes
  • Të flet dhe të shkruaj mirë gjuhët: Shqip, Anglisht dhe Serbisht
  • Të posedojë patentë shoferin

Titulli i vendit të punës:           Inxhinier  
Vendi i punës:                        Mitrovicë
Kohëzgjatja:                         16 muaj nga nënshkrimi i kontratës

Përshkrimi i punës:

Inxhinieri do të jetë nën pergjegjësinë e Drejtorit Ekzekutiv dhe Projekt Menaxherit. Ai/ajo do të bëjë koordinimin e punëve me palet në interes.
Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatitja e planit për zbatimin e shtigjeve për ecje
  • Përgatitja e planit për odat pritëse tradicianale
  • Përgatitja e planit për zbatimin e burimeve të ujrave (krojeve) dhe mullinjëve me ujë
  • Të identifikojë problemet për ndëtimin e rrugës, odave, mullirit burimeve të ujit
  • Të prezentojë projektin tek palët e interesit dhe të bashkpunojë ngushtë me Komunat ku do të shtrihet projekti
  • Të bëjë shpërndarjen e të mirave
  • Të pergatit  raporte dhe  monitorim për secilin aktivitet të punëve
  • Përgatit dhe azhurnon materialet e dukshmërisë
  • Bënë koordinimin e punëve në kuadër të projektit
  • Përcjellë dhe përgatit të gjitha  misionet me ekspertë për ekspertiza të ndryshme sipas kërkesave të projektit
  • Përkrah prokurimin në dizajnimin e planit dhe kritereve për zgjedhje të kompanive që angazhohen në projekt
  • Të jetë efikas në implementimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura  në kuadër të projektit
  • Kryen edhe punë  tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së
  • Asiston dhe merr pjesë në takimet e rregullta në zyrën e IADK-së në Mitrovicë

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore

  • Diplomë univeristare  (Arkitekturë, Ndërtimtari)
  • Njohuri të avancuara dhe përvojë në komunikim me  audiencë dhe media 
  • Njohuri në përdorim të kompjuterit Windos, Excel dhe Power Point Archikad dhe mirëmbajtjen e ueb-it
  • Përvojë administrative dhe njohuri në menaxhim me resurse njerëzore dhe legjislacion 
  • Përvojë të ngjashme pune me zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve në ndërtimtari dhe arkitekturë tradicionale  së paku 3 vite
  • Aftësi të mira në të shkruar në të tri gjuhët shqip, anglisht dhe serbisht
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion
  • Të posedojë patentë shoferin

 Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj me letrën e interesit në zyret e IADK- së deri më datën 14.02.2013 në këtë adresë: Rr.Ulqini No.74 Mitrovicë.
Personi kontaktues: Ariana  Selmani – Zyrtare për Prokurim/Logjistikë&Administratë
Nr.tel. +381(0) 28 536 726
Aplikacionet mund të dërgohen edhe në ketë e-mail adresë: prokurimi@iadk.org.
Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat  inkurajohen të konkurojnë. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Vetem aplikacionet që dorëzohen në IADK deri më 14 Shkurt 2013 do të merren në konsiderim.