en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Konkurse: Kerkohet 1 Projekt Menaxher/e dhe 1 Zyrtar/e Projekti

Projekti per fuqizimin e shoqërisë civile në politikëbërje dhe per konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë, eshte një projekti i financuar nga BE, implementuar nga Iniciativa per Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

 Në procesin e hartimit të politikave ne BE-së, pjesëmarrja aktive e shoqërisë civile ka një rol të rëndësishëm  në organizimin e fermereve dhe përkrahjen e Qeverisë në politikëbërje. Situata në Kosovë nuk është në fazën ku një strukturë e tillë eshte ne procesin e themelimit, dhe projekti synon forcimin e një strukture të tillë për sektorin e bujqësisë. 

IADK kërkon kandidat të kualifikuar për 2 pozita:

 

Titulli i vendit të punës:           Projekt Menaxher   
Vendi i punës:                        Prishtinë
Kohëzgjatja:                           23 muaj nga nënshkrimi i kontratës 

 

Përshkrimi i punës:

Projekt menaxheri do të jetë përgjegjës për zbatimin e objektivave të projektit dhe kordinimin e punëve në baza ditore.

Ai/ajo do të bëjë koordinimin e punëve me shoqatat e fermerëve, Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet tjera relevante në sektorin e Bujqësisë. 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhimin dhe koordinimin  e punëve të stafit të projektit
  • Lehtësimin e themelimit të shoqatave në nivel të Kosovës
  • Menaxhimin e punëve dhe sigurimin e komunikimit me Zyren e BE ne Kosove
  • Identifikimin e ekspertëve potencial të cilët do të angazhohen ne projekt
  • Përgatitë dhe finalizon të gjitha raportet e IADK-së,  në baza të rregullta
  • Komunikim me media, donatorët dhe palët ne interes
  • Përgatitjen e materialeve për publikim, fletëpalosje/broshura
  • Të jetë efikas në implementimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura  në kuadër të projektit
  • Të prezentojë projektin tek palët e interesit
  • Percjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit
  • Të koordinojë dhe të marrë pjesë në takimet e rregullta në zyrën qëndrore të IADK-së në Mitrovicë

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  • Diplomë univeristare (Bujqesi apo Shkenca sociale – politike, juridike, ekonomi)
  • Përvojë në implementimin e projekteve të BE-së
  • Përvojë pune me shoqërinë civile; preferohet në sektorin e  Bujqësisë
  • Përvojë në komunikim me media dhe publikun
  • Përvojë administrative dhe njohuri në menaxhim me resurse njerëzore dhe legjislacion
  • Përvojë në raportim 
  • Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim të shkresave e dokumenteve te ndryshme
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Aftësi të forta organizative dhe vetëmotivuese
  • Aftësi për punë në ambient multietnik
  • Aftësi për punë nën presion të kohës
  • Aftësi të mira në përcjelljen dhe dhënien e trajnimeve dhe këshillave
  • Aftësi kompjuterike:Windos, Excel dhe Power Point dhe menaxhim të Ueb faqes
  • Të flet dhe të shkruaj mirë gjuhët: Shqip, Anglisht dhe Serbisht
  • Të jetë i gatshëm të punoj me të gjitha komunitetet në Kosovë
  • Të posedojë patentë shoferin

Titulli i vendit të punës:           Zyrtar/e  i/e Projektit   
Vendi i punës:                        Prishtinë
Kohëzgjatja:                           21 muaj nga nënshkrimi i kontratës 

Përshkrimi i punës:

Zyrtar/i/ja  i/e projektit do të jetë nën pergjegjësinë e Drejtorit Ekzekutiv dhe Projekt Menaxherit.

Ai/ajo do të bëjë koordinimin e punëve me shoqatat e fermerëve, Qeverinë dhe institucionet tjera relevante në sektorin e Bujqësisë. 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Në bashkëpunim me projekt menaxherin përgatit dhe finalizon të gjitha raportet
  • Bënë editimin e dokumenteve të IADK-se, broshura, fletëpalosje dhe material tjetër të domosdoshëm për nevoja të zyrës
  • Përgatit dhe finalizon materialet për publikim, publikon artikuj ne ueb faqen e IADK-së në të tri gjuhët
  • Përgatit dhe azhurnon materialet e dukshmërisë
  • Bënë koordinimin e punëve në kuadër të projektit
  • Përcjellë dhe përgatit të gjitha  misionet me eksperte si dhe përkthen gjatë kohës sa janë në Kosovë dhe jashtë për nevoja të projektit
  • Të jetë efikas në implementimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura  në kuadër të projektit
  • Kryen edhe punë  tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së
  • Asiston dhe merr pjesë në takimet e rregullta në zyrën qendrore të IADK-së në Mitrovicë

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore

  • Diplomë univeristare  (Bujqesi apo Shkenca sociale – politike, juridike, ekonomi)
  • Njohuri të avancuara dhe përvojë në komunikim me  audiencë dhe media  (BE-së, Kosovës)
  • Njohuri në përdorim të kompjuterit Windos Excel dhe Power Point dhe mirëmbajtjen e ueb-it.  
  • Aftësi të mira në të shkruar në të tri gjuhët shqip, anglisht dhe serbisht
  • Përvojë administrative dhe njohuri në menaxhim me resurse njerëzore dhe legjislacion 
  • Përvojë të ngjashme pune me shoqëri civile së paku 3 vite
  • Të flet dhe të shkruaj mirë  gjuhët: Shqip,  Anglisht dhe Serbisht
  • Të posedojë patentë shoferin
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion

Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj me letrën e interesit në zyret e IADK- së deri më datën 24.12.2012 në këtë adresë: Rr.Ulqini No.74 Mitrovicë.

Personi kontaktues: Ariana  Selmani – Zyrtare për Prokurim/Logjistikë&Administratë
Nr.tel. +381(0) 28 536 726
Aplikacionet mund te dërgohen edhe ne ketë e-mail adresë: prokurimi@iadk.org.

Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat  inkurajohen të konkurojnë. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Vetem aplikacionet që dorëzohen në IADK deri me 24 Dhjetor 2012 do të merren në konsiderim.