en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Promovohet Model Ferma për lopë qumështore në Dolak dhe Serra Model ne Vushtrri

Sot me 8 Gusht 2012 IADK organizoi  promovimin e  model fermës së lopëve qumështore në fshatin Dolak dhe serrën model në Pestovë të Vushtrrisë.

Model ferma është komponentë e projektit “Promovimi i bujqësisë, hortikulturës, blegtorisë dhe përpunimit të frutave në rajonin e Mitrovicës” i financuar nga BE dhe ndodhet në Dolak të Vushtrrisë, te fermeri Nazmi Osmani, i cili nga ka përfituar nga projekti pajisjet për ngritjen e Fermes, e cila është e para e ketij lloji në regjion, dhe e cila do të shërbejë si qender trajnimi për fermerët e regjionit.

Në fjalën e rastit, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së ndër të tjera theksoi: “Jemi ketu per te promovuar model fermën e lopeve qumeshtore ne fshatin Dolak te Vushtrrise, e cila eshte komponenta e 5te e projektit te IADK-se, financuar nga Bashkimi Evropian. IADK është në implementim të një projekti bujqësor që ka 6 komponente kryesore. Kjo ferme model me standarde te larta është njëra nga këto komponente, kurse komponentët tjera të projektit i kemi prezantuar vitin e kaluar. Përmes fermave model IADK synon të promovojë praktikat e mira të farmingut sipas kerkesave të Bashkimit Evropian; pra edhe kjo Model fermë është e sistemit te mbajtjes se lire te kafshëve sipas kërkesave te BE-se, dhe ne përputhje me standardet e ndërtimit. Kapaciteti i mbajtjes së kafshëve i kësaj ferme është 20 lopë, me kapacitet të prodhimit të qumështit 100,000 litra në vit. Qellimi yne eshte qe kjo model ferme t’i sherbej jo vetem fermerit përfitues, por edhe fermereve te tjere qe trajnohen ketu, si dhe institucioneve sic jane Ministria dhe Komunat – te cilat se bashku me ne duhet te përkrahin kete sektor te bujqesise, dhe te marrin shembull mbi praktikat e avancuara te prezantuara ketu.  Ne falënderojmë Bashkimin Evropian, Përfaqësuesit e Komunave dhe te Ministrisë e Bujqësisë që janë prezent, dhe pronarin e kësaj ferme për entuziazmin e tij për punë. Kërkojmë nga të gjithë dashamirët e sektorit të bujqësisë të përkrahin këtë sektor, në mënyrë që të përkrahet zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Shefi i Operacioneve të Zyrës se Bashkimit Evropian, z. Christof Stock deklaroi se ndjehet i lumtur të jetë prezent në mesin e këtyre fermerëve dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e këtij promocioni. “Është kënaqësi të shohësh nje ferme te tille te avancuar në Kosovë dhe jemi të lumtur që fondet  Bashkimit Evropian kanë ndihmuar në mënyrë efektive në zhvillimin e sektorit te bujqësisë. Përmes fondeve tona dhe partnerit tone te suksesshëm IADK, ne kemi arritur te ndërtojmë ferma model, standardet e larta te cilave i kontribojnë rritjes se sasisë dhe cilësisë se qumështit te prodhuar, ushqimit te shëndetshëm dhe shëndetit publik ” – tha z.Stock.

Këshilltari i Ministrit te Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Behlul Behluli theksoi se “Eshte kenaqesi te jesh ne kete ferme me standarde te larta te mbajtjes, prodhimit dhe higjienës. Kjo ferme thyen paragjykimet se ne Kosove nuk mund te behen ferma moderne.  Ministria e Bujqësisë është duke u angazhuar në krijimin e kushteve më të mira për fermerët dhe prodhimet e tyre bujqësore. I jemi falënderues Bashkimit Evropian dhe gjithë donatorëve për përkrahjen e zhvillimit të bujqësisë në Kosovë dhe përgëzoj IADK-ne per rolin e madh qe eshte duke luajtur ne zhvillimin e sektorit te bujqësisë. Kjo ferme e lopëve qumështore është një shembull i mirë se si mund të zhvillohet sektori i blegtorisë” - shtoi ndër të tjera z. Behluli.


Kryetari i Komunes se Vushtrrise z. Bajram Mulaku theksoi se ndihet i privilegjuar qe nje ferme e tille me standarde te larta ndodhet ne territorin eVushtrrise. Ai falënderoi IADK-ne dhe Bashkimin Evropian per financimin e këtij projekti dhe ndër të tjera z. Mulaku theksoi se Komuna është e gatshme të vazhdojë të bashkëfinancoj projekte të ndryshme në sektorin e bujqësisë të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe ndikojnë në përmirësimin e kushteve për prodhim për fermerët tanë.

Pronari Nazmi Osmani falënderoi të pranishmit dhe gjithë ata që kontribuuan në ngritjen e kësaj ferme model dhe premtoi se do ti kushtojë shumë rëndësi cilësisë se qumështit, si dhe do te shpërndajë njohuritë e fituara tek fermerët e tjerë.

Broshura te ndryshme të përgatitura nga IADK në tri gjuhë ju shpërndanë të pranishmëve. Për të gjithë mysafirët u ofrua dhe një koktej rasti.

Mëpastaj u vizitua edhe serra model ne fshatin Pestove te Vushtrrise, te përfituesi i projektit Daut Kosumi,  i cili ka marre serrën 500m2 me pako te fidaneve, pesticideve, sistemin e ujitjes pikë-pikë, rrjetë për hijezim etj.  Edhe kjo  serrë e avancuar eshte bere me synimin për t’u demonstruar si model për fermerët e regjionit, që ata të mund ta marrin si shembull për të avancuar praktikat e tyre të kultivimit dhe  cilësinë e prodhimit . Te gjithe u ndane te kënaqur me rezultatet e arritura dhe me punën e bere.


IADK mbetet e përkushtuar të zhvillojë dhe promovojë praktikat më të mira të bujqësisë duke u ndihmuar fermerëve në aplikimin e teknikave dhe teknologjive të reja në modernizimin dhe zhvillimin e të gjitha fushave të bujqësisë.

Posted in: Lajmi në fokus