en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ndihmon 4 fermerë serbë me makina mjelëse

Më 30 Mars 2012 IADK ka realizuar shpërndarjen e makinave mjelëse për 4 fermerë Serb. Së pari janë shpërndarë makinat mjelëse për fermerët  e komunës së Vushtrrisë në fshatin Gracë dhe Bajskë e më vonë në komunën e Skenderajt në fshatin Suhagerllë.

Të gjithë fermerët kanë nënshkruar kontratën me IADK për makinë mjelëse  dhe kanë participuar me nga 35 €  në çmim të makinës mjelëse. Gjatë shpërndarjes fermerët Serb u shprehën të kënaqur dhe falënderues për IADK-në.

Lista e fermerëve përfitues të makinës mjelëse për lopë:

Nr.

Komuna

Fshati

Emri dhe mbiemri i përfituesit

1

Vushtrri

Gracë

Ðjorđjevič   Lubomir

2

Vushtrri

Bajskë

Miletič     Velimir

3

Skenderaj

Suhagerllë

Siniša     Tomaševič

4

Skenderaj

Suhagerllë

Vladan   Tomaševič


IADK do të vazhdojë përkrahjen e fermerëve pa bërë dallime fetare, racore, etnike apo gjinore.