en-US
 
  • Site
  • Web
Search


KËRKOHEN 2 PRAKTIKANTË PËR INTERSHIP JASHTË VENDIT

Në kuadër të programeve të vitit 2012, IADK ka planifikuar dërgimin e dy studentëve/agronomëve për trajnim jashtë vendit, përkatësisht në Turqi ose në ndonjë vend tjetër të BE-së. Trajnimet kanë të bëjnë me Prodhimtarinë Organike dhe atë të Integruar në sektorin e Hortikulturës. Trajnimet do të zgjasin tre muaj, ndërsa IADK mbulon të gjitha shpenzimet e transportit, ushqimit, akomodimit dhe shpenzimet e trajnimit.

Angazhimet e IADK-së me këtë projekt kanë për qëllim përfitimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve në fushën e Prodhimtarisë Organike  dhe Prodhimtarisë së Integruar.

Kriteret e kërkuara për aplikim;

  • Të jenë të diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë (Hortikulturë ose Mbrojtje e bimëve)
  • Të jenë komunikativ dhe të motivuar për të përfituar njohuri në Prodhimtarin Organike dhe të Integruar të bimëve
  • Njohja e gjuhës angleze është e obliguar
  • Preferohet nota mesatare e lartë


Si duhet aplikuar? 

  1. Dokumentet e nevojshme:  CV-ja,  Letra motivuese dhe Diploma apo Certifikata e notave
  2. Afati kohor: Dorëzimi i dokumenteve të cekura në pikën 1, duhet të bëhet deri më datën 22.03.2012, ora 15:00 në këtë adresë: info@iadk.org apo direkt në zyrë te IADK; adresa Rr. Ulqini, Nr. 74, Mitrovicë.

 

Kush do të ketë përparësi ?

  • Personat që kanë komunikim të mirë, kanë njohuri bazike për fushat e kërkuara, njohin gjuhën angleze dhe kompjuterin. Gjithashtu do të kenë përparësi femrat.


Tjera: 
Kandidatët e përzgjedhur të cilët i përfundojnë me sukses trajnimet, do të kenë përparësi Të angazhimit në Programet e IADK-së.
________________________________________________________________________________


MUNDËSI PUNËSIMI

IADK është duke implementuar projektet  “Promovimi i Agrokulturës – Hortikulturës, Blegtorisë dhe Përpunimit të frutave në regjionin e Mitrovicës,  dhe ”Edukimi dhe Konsolidimi i Fermerëve në Kosove” (ECoFK) 2012-2014. Projektet  do të kontribuojnë në zhvillimin  e bujqësisë në Kosovë duke përmirësuar produktivitetin e prodhimeve bujqësore, futjen e teknologjive të reja në sektorin e Bujqësisë, organizimin më të mirë të fermerëve, gjtihashtu do të rrisin njohuritë në sektorin e Bujqësisë për prodhimtari dhe kualitetin e prodhimeve, sigurojnë mundësi për përpunim të mëtejshëm dhe rritjen e të ardhurave rurale.

 

Titulli i vendit të punës:            Inxhinier i Bujqësisë

Vendi i punës:                         Mitrovicë

Kohëzgjatja:                            9 muaj nga  nënshkrimi i kontratës me mundësi vazhdimi 3 vite.

 

Përshkrimi i punës:

Inxhinieri i Bujqësisë  do të jetë përgjigjës për zbatimin e objektivave të  projekteve të IADK-së që do të zbatohet në baza ditore. Ai/ajo do të bëjë koordinimin e punëve në sektorin e perimeve në kuadër të Departamentit të Hortikulturës pranë IADK-së si dhe anëtarëve të shoqatave të fermerëve  dhe përfituesve të projektit.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të merr pjesë aktive me ngritjen e shoqatat e fermerëve-perimtari
  • Organizon mbajtjen e këshillave dhe trajnimeve  për anëtare të SHF të dhe përfituese të projektit.
  • Bënë koordinim me logjistikën dhe administratën për furnizime të përftuesve me serra dhe inpute tjera bujqësore.
  • Identifikojë problemet e fermerëve në teren dhe   propozon zgjedhje.
  • Të jetë efikas në implementimin e të gjitha aktiviteteve të perimtarisë  në kuadër të projektit
  • Përgatitjen e materialeve publikime fletëpalosje / broshura
  • Raportimi dhe monitorimi

 

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore

Diplomën e fakultetit te bujqesise drejtimet: Lavërtari, Drejtimi i Përgjithshme, Pemetari Mbrojetje te Bimeve.

Të ketë njohuri të avancuara dhe përvojë në lëmin e kultivimit të perimeve  dhe serrave

Të ketë aftësi të mira përcjelljen dhe dhënien e trajnimeve dhe këshillave

Të ketë përvojë administrative dhe përvojë në teren me fermer

Përvojë me pune të ngjashme së paku 3 vite

Njohuri në përdorim të kompjuterit Windos Excel dhe Power Point

Të flet dhe të shkruaj mirë gjuhët Shqip Anglisht dhe Serbisht

Të ketë patentë shoferin

Të jetë i gatshëm të punoj me të gjitha komunitetet në Kosovë

Të jetë i gatshëm të punojë nën presion

 

Ju lutemi të dërgoni CV tuaj me letrën e interesit në zyret e IADK-së me adresë:

Rr: Ulqini Nr.74-Mitrovicë, jo më vonë se 26 mars 2012, në ora 16:00.
Personi kontaktues: Ariana  Selmani – Zyrtare e Prokurimit,Logjistikës dhe Administratës (028 536 726). Aplikacionet mund të dërgohen edhe në ketë e-mail adresë: prokurimi@iadk.org. Pjesëtarët e minoritete dhe femrat  inkurajohen të konkurojnë. Vetëm kandidatët nga lisat e ngushtë do të ftohen në intervistë.


Posted in: Lajme