en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Mbahet në Shkup konferenca rajonale “Menaxhimi i Kooperativave në kushtet e tregut  konkurrues”

Me 27dhe 28 Shkurt u mbajt konferenca rajonale “Menaxhimi i Kooperativave në kushtet e tregut konkurrues”. Ne këtë konferencë në Shkup morën pjese përfaqësues te shoqatës AFDI nga Franca, përfaqësues nga Mali i Zi , Bashkimit Evropian , fermerë nga shoqata te ndryshme te Maqedonisë si dhe 2 përfaqësues të IADK-së.


Në ketë konferencë u diskutua  gjetja  e zgjidhjeve për mënyrën se si të menaxhohen sfidat e ekonomisë së tregut, si dhe faktorët më të rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin bujqësor. Këto çështje janë një shqetësim i veçantë për organizatat civile të përfshira në zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për krijuesit e politikave bujqësore në qeveritë e vendeve në zhvillim, të cilët e konsiderojnë lidhjen ekonomike të fermerëve dhe menaxhimin e tij një faktor kyç për "një fermer të suksesshëm të  shekullit 21” – u konkludua në takim.

Përfaqësuesit e shoqatës AFDI  prezantuan aktivitetet e dy kooperativave në Francë, njëra e cila merret me prodhimin e qumështit si dhe tjera me shërbime me mekanizim apo siç quhet në Francë KUMA.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian,  Z. John Barker informoi lidhur me politikat e reja te BE-së  në sektorin e bujqësisë  si dhe politikat te cilat janë te lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin e kooperativave në Evropë

Znj. Snezana Dimitrievska nga kooperativa”Demetra” prezantoi aktivitetet e kësaj kooperative, sfidat dhe problemet  në menaxhimin e  saj.

Në fund Magbule Hyseni prezantoi rolin, vlerat  e kooperativave , te dhënat mbi rolin dhe zhvillimin kooperativave ne bote,  kooperativën si aktor i rëndësishëm ne ekonominë e vendeve te ndryshme pastaj kooperativat si krijuese te vendeve te punës. Znj.Hyseni prezantoi problemet dhe sfidat e fermerëve ne Kosovë , format e organizimit të fermerëve, kooperativat në Kosovë si dhe eksperienca e IADK-së në organizimin e fermerëve. Dhe në fund ka informuar te pranishmit për fillimin e projektit te ri trevjeçar “Edukimi dhe konsolidimi i fermerëve  ne Kosovë” .


Po ashtu,  2 përfaqësuesit e IADK-së morën pjesë ne konferencë për media ku në pika te shkurtëra dhanë informata për bashkëpunimin e IADK me Federatën e Fermerëve  te Maqedonisë si dhe me aktivitetet  e saja në sektorin e bujqësisë .

Posted in: Lajmi në fokus