en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Pesë fermerë përfituan inkubatorë për mbirjen e farave të perimeve

Sot më 23 Shkurt 2012 u nënshkruan kontratat me pesë fermerë prodhues të fidaneve të perimeve dhe luleve për përfitimin e inkubatorëve për mbirjen e farave.  Fermerët përfitues janë nga komunat Vushtrri (2), Podujevë (2) dhe Drenas (1).

Pas nënshkrimit të kontratave, ata do të furnizohen me  inkubatorë me vëllim prej 11m3 të cilët do të ndihmojnë fermerët në avancimin e prodhimtarisë së fidaneve të perimeve dhe luleve.

IADK do të vazhdojë ndihmën ndaj fermerëve në mënyrë që ata të avancojnë teknikën dhe teknologjinë në prodhimtarinë bujqësore në Kosovë.