en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Kaisa Kartunen, eksperte nga Finlanda ndihmon IADK-në në pregatitjen e strategjisë 2012-2018

Nga 12 deri me 18 Shkurt në IADK ka qëndruar znj. Kaisa Kartunen, eksperte për planifikim strategjik në fushën e agrikulturës nga Finlanda.

Zonja Kartunen ka ardhur në Kosovë me qëllim të ndihmojë IADK-në në përgatitjen e strategjisë zhvillimore 2012-2018 . E mbështetur nga donatori i IADK-së nga Finlanda – FCA, ekspertja ka zhvilluar takime të ndryshme me aktorë relevantë të sektorit të bujqësisë, duke filluar nga shoqatat e fermerëve, komunat, Ministria dhe organizatat e ndryshme joqeveritare.

Për këtë qëllim, është organizuar gjithashtu një punëtori me rreth 60 pjesëmarrës të ndryshëm të të gjitha degëve të bujqësisë në Kosovë. Të ndarë në grupe dhe të udhëhequr nga znj.Kartunen, pjesëmarrësit kanë kontribuar në identifikimin e problemeve dhe zgjidhjeve të mundshme në bujqësinë e Kosovës dhe rolin e IADK-së në këtë kontekst.

IADK është në procesin e përgatitjes së strategjisë; kontributi i aktorëve relevantë ka qenë shumë i çmuar, kurse mbështetja profesionale nga znj.Kartunen i ka dhënë siguri më të madhe punës së IADK-së në këtë proces.

Posted in: Lajme