en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është OJQ e themeluar në vitin 2004  me seli në Mitrovicë. IADK është e angazhuar për zhvillimin e bujqësisë, krijimin e kushteve në zonat rurale, uljen e papunësisë, zëvendësimin e importit me prodhime vendore, prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, përdorimin racional të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

IADK është duke implementuar projektin ”Edukimi dhe Konsolidimi i Fermerëve në Kosove” (ECoFK) 2012-2014 të mbështetur nga donatorët EED nga Gjermania, FCA nga Finlanda dhe CoS nga Suedia. Projekti do të kontribuoj në zhvillimin  e bujqësisë në Kosovë duke përmirësuar produktivitetin e prodhimeve bujqësore, futjen e teknologjive të reja në sektorin e bujqësisë, organizimin më të mirë të fermerëve dhe shfrytëzimin e energjisë alternative. Projekti ECoFK përfshinë sektorin e Hortikulturës, Blegtorisë, Përpunimit dhe Energjinë Alternative; dhe kap shumën totale prej 1,300.800.00 (Një milion e treqind mijë e tetëqind) €uro. 

 

Titulli i vendit të punës: 1 Udheheqës/e në Departamentin e Hortikulturës

Vendi i punës:                  Mitrovicë

Kohëzgjatja:                    11 muaj nga  nënshkrimi i kontratës (me mundësi vazhdimi 3 vite).

 
Përshkrimi i punës:

Udhëheqësi/ja i/e Departamentit të Hortikulturës  do të jetë përgjegjes/e tek Drejtori Ekzekutiv  për zbatimin e objektivave të  projektit ECoFK të IADK-së që do të zbatohet në baza ditore. Ai/ajo do të bëjë koordinimin e punëve në Departamentit të Hortikulturës pranë IADK-së.

 
Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të marrë pjesë aktive në zbatimin e   projekteve të IADK-së
  • Promovimin dhe implementimin e prodhimtarisë organike
  • Implementimin e mbrojtjes së integruar të pemëve dhe perimeve
  • Organizon dhënien dhe mbajtjen e këshillave - trajnimeve  për anëtare të SHF të dhe përfituesve të projektit .
  • Koordinon punët e Hortikulutures  me logjistikën dhe administratën për zbatimin e projekteve.
  • Të identifikojë problemet e fermerëve në teren dhe të  propozojë zgjidhje.
  • Të jetë efikas në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të hortikulturës  në kuadër të projektit
  • Përgatitjen e materialeve edukuese per  publikim fletëpalosje / broshura dhe
  • Pergatitë dhe raporton rezultatet e monitorimit te projekteve ne baza te rregullta  

 

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore

Diplomën e fakultetit Bujqesise: Lavërtari, Pemëtari ose Bujqësi- Drejtimi i Përgjithshëm

Të ketë njohuri të avancuara dhe përvojë në zbatimin e projekteve  në lëminë e kultivimit të pemëve, perimeve.

Të ketë aftësi të mira në përcjelljen dhe dhënien e trajnimeve dhe këshillave

Përvojë pune të ngjashme së paku 3 vite, të ketë përvojë administrative dhe përvojë në teren me fermerë

Njohuri në përdorim të kompjuterit Windos Excel dhe Power Point

Të flasë dhe të shkruajë mirë gjuhët Anglisht dhe Serbisht

Të jetë i gatshëm të punojë me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe

Të jetë i gatshëm të punojë nën presion

 

Aplikimi: Ju mund  të dërgoni CV tuaj me letrën e interesit në zyrën e IADK-së me adresë: Rr: Ulqini Nr. 74-Mitrovicë jo më vonë se 06 Shkurt 2012 deri në orën 16:00. Personi kontaktues: Ariana  Selmani, Zyrtare e prokurimit,  logjistikës dhe administratës (+381 (0) 28 536 726).
Aplikacionet mund të dërgohen edhe në ketë e-mail adresë: prokurimi@iadk.org. Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat  inkurajohen të konkurrojnë. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë. Fillmi i punës më 20 Shkurt 2012.