en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITAT SHKËMBYESE IU NDIHMOJNË TË RIATDHESUARVE NË NJOHJEN ME PRAKTIKAT E MIRA KULTIVUESE DHE SHFRYTËZIMIN RACIONAL TË SERRAVE

Me mbështetjen e organizatës IADK, u organizua vizita studimore me 8 të riatdhesuarë nga Komunat Malishevë, Klinë, Rahovec dhe Skënderaj. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave, hulumtimi i mundësive prodhuese dhe shfrytëzimi racional i serrave për gjatë gjithë vitit.


 

Kjo vizitë ka mundësuar që të riatdhesuarit të informohen për së afërmi me teknikat e prodhimit të fidaneve në findanishten Godanci/Shtime, nga ku edhe kanë marrë këshillat e nevojshme, për prodhim të fidaneve, llojeve të tyre, kushtet agroteknike etj. Gjithashtu në vizitën e radhës, pjesmarrësit vizituan serrën e prodhimit të perimeve, më konkretisht kultivimin e sallatës. Të pranishmit diskutuan për praktikat e mira të kultivimit, plehrimin e nevojshëm, njohjen e sëmundjeve, luftimin e tyre, llojet e preparateve mbrojtëse dhe kohën e përdorimit. Mbështetja për të riatdhesuarit do të vazhdoj edhe në të ardhmen, IADK do të jetë gjithmon afër tyre me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta “punësim dhe gjenerim të të ardhurave”.   


 

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.