en-US
 
  • Site
  • Web
Search

DONATORJA JACQUELINE SALAMI NGA CFD VIZITON IADK- NË DHE PËRFITUESIT E PROJEKTIT

Gjatë muajit Nëntor donatorja Jacqueline Salami vizitoi IADK-në dhe përfituesit në kuadër të projektit “Trajnimet profesionale dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale të Kosovës".
Vizitat jane realizuar në fshatrat e komunës së Shtimes dhe Lipjanit gjatë së cilës kohë donatorja pati mundësinë të njihet për së afërmi me disa nga përfituesit të cilët janë përkrahur me serra dhe njësi për përgatitjen e ëmbëlsirave.

  
Donatorja është mirëpritur edhe nga Kryetari i Komunës së Shtimës i cili falenderoi IADK-në për iniciativat dhe përgatitjet e projekteve nëpërmes të cilave është duke mbështetur fermerët në të gjithë Kosovën duke përfshirë edhe komunën e Shtimës.

Së bashku me donatorën u diskutua edhe rreth fazes së dytë të këtij projekti, më saktësisht hapave të mëtejmë që do të realizohen drejt fuqizimit dhe përkrahjes së grave në inkuadrimin e tyre në sektorin e bujqësisë si dhe krijimin e njësive përpunuese në sektorin e përpunimit të ushqimit dhe përkrahjen e studentëve në mundësitë zhvillimit të karrierës së tyre.