en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VAZHDON PËRKRAHJA E IADK-SË NË SEKTORIN E BIMËVE MJEKËSORE DHE AROMATIKE

IADK në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike ka shpërndarë mekanizmëm bujqësor(motokultivatorë të madhësive të ndryshme me frezë dhe kositëse) për 63 përfituesit të projektit.

 

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve, efikasitetin dhe zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë mjekësore dhe aromatike.
IADK po ashtu do të ofrojë këshilla praktike, trajnime dhe vizita të ndryshme me qëllim që përfituesit të kenë mundësi pune dhe gjenerim të të ardhurave dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre në sektorin e BMA. Po ashtu, IADK edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrahë fermerët që janë duke zhvilluar veprimtari në sektorin e BMA.

 

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.