en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITA STUDIMORE NË SHQIPËRI ME PËRFITUES TË BMA

Katërmbëdhjetë (14)  përfitues të mbështetur nga organizata IADK në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike, krahas granteve dhe trajnimeve të përfituara, patën mundësinë që të marrin pjesë në një vizitë studimore dy ditore organizuar dhe mbështetur nga IADK, në bashkëpunim me ekspertin nga Shqipëria Z. Enver Isufi.

 

Vizita studimore është realizuar në Shqipëri, në regjionin e Shkodrës (Malësia e Madhe/ Koplik), Laç, Tiranë  dhe Durrës. Vizita ka zgjatur dy ditë duke vizituar prodhues të fidanëve të bimëve mjekësore dhe aromatike, qendra e grumbullimit dhe përpunimit të BMA-ve  dhe prodhimi i bimëve mjekësore dhe aromatike në serra per eksport si bimë të freskëta  për kuzhinë.

 

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.