en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TË RIKTHYERIT FILLOJNË KULTIVIMIN E KULTURAVE PERIMORE - VJESHTORE PËRMES MBËSHTETJES SË IADK-SË ME SERRË DHE FIDANË

9 të rikthyer pas plotësimit të kritereve janë mbështetur nga organizata IADK me qëllim që të kenë një aktivitet ekonomike dhe të gjenerojnë të ardhura për familjen. Paketa mbështetëse përfshinë serrë me madhësi 200 m², inpute përcjellëse (sistem të ujitjes, foli për mulqirim, agrofoli etj) dhe fidane të sallatës, qepës dhe spinaqit. Përfituesit janë nga komunat ku projekti operon: Skënderaj, Malishevë, Rahovec dhe Klinë.

Me qëllim që mbjellja e fidanëve në serrë të bëhet sipas standardeve të kërkuar, përfituesit janë udhëzuar përmes këshillave direkte, rreth përgatitjes së parcelës, vendosjes së sistemit të ujitjes dhe mbjelljes së fidanëve. Këshillat e tilla do të vazhdojnë, me qëllim që përfituesit të jenë kompetent për punën në serrë, dhe të kenë mundësi të gjenerojnë të ardhura. Përposë këshillave, përfituesit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyra gjatë vizitave studimore që do të organizohen në Kosovë dhe regjion. Investimet, këshillat dhe vizitat do të jenë një motiv shtesë që të rikthyerit të kenë një aktivitet ekonomik, nga ku do të gjenerojnë të ardhura nga puna e tyre. 

     

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.