en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON TRAJNIME TEORIKE PËR MENAXHIM TË SUKSESSHËM TË FERMAVE BUJQËSORE

Menaxhimi i suksesshëm i fermave bujqësore është një sfidë e vazhdueshme për fermerët, përfitues të projektit për të rikthyer. Për këtë qëllim, organizata IADK ka ofruar trajnime teorike me qëllim që 63 të rikthyer kanë mundësi në menaxhimin e suksesshëm të fermave bujqësore. Trajnimet janë mbajtur në të gjithë komunat ku projekti operon (Klinë, Skënderaj, Drenas, Malishevë dhe Rahovec) me temën “Menaxhimi i fermave, Regjistrimi i fermave dhe Marketingu i produkteve”.

Gjithsej pjesmarrës në trajnime kanë qenë 87 nga komunat e listuara, nga ku 63 ishin përfitues direkt, 6 zyrtarë komunal dhe stafi i IADK-së. Gjithashtu, trajnimet kanë qenë interaktive, nga ku të pranishmit kanë shkëmbyer përvojat ndërmjet vete dhe kanë ngritur qështjet që i shqetësojnë. IADK, do të vazhdoj të jetë afër fermerëve – të rikthyerve në çdo kohë    

Ky trajnim dhe aktivitetet tjera si mbështetja me grante, këshilla direkte dhe vizita studimore u zbatuan në kuadër të projektit Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.