en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SEKTORI I BIMËVE MJEKËSORE DHE AROMATIKE VAZHDON TË PËRKRAHET NGA IADK

IADK në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike është duke i përkrahur përfituesit me grante të cilat do të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e aktiviteteve në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike.
 
Përfituesit e projektit do të përkrahen me sistem të ujitjes pikë pikë, serra tharëse të sipërfaqeve të ndryshme, kultivatorë për mirëmbajtje të tokës dhe pajisje tjera të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

IADK po ashtu është duke ofruar këshilla praktike profesionale dhe trajnime tek përfituesit për të përvetësuar njohuritë për mënyrën më të mirë të përgatitjes së tokës, metodat e kultivimit te bimëve mjekësore dhe aromatike, mirëmbajtjen dhe ujitjen e ngastrës së mbjellë, kohën dhe mënyrën e kositjes, metodat e tharjes dhe deponimit të bimëve mjekësore dhe aromatike.
 
Përfituesit e projektit kanë vizituar edhe pikat grumbulluese të BMA në Kosovë me qëllim të shkëmbimit të përvojave, ngritje të njohurive, gjenerim të të ardhurave dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre në sektorin e BMA.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.