en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE ME GRUPE TË TË RINJVE QË KANË PËRFUNDUAR TRAJNIMET NGA IADK

Gjatë muajit Shtator 2019 është organizuar vizita me grupet nga sektorët përpunim i perimeve  nga Komuna e Gjilant dhe Rahovecit ku  janë vizituar dy njësi të cilat merren me përpunimin e perimeve në Komunat e Vitisë dhe Malishevës. Dhe nga sektori  i Bimëve mjekësore nga komuna e Kamenicës ku është vizituar qendra e grumbullimit të bimëve mjekësore “Natyra “ në  komunën e Novobërdës dhe me grupin nga komuna e Pejës është vizituar qendra e grumbullimit të bimëve mjekësore “AgroProduct ”në Komunën e Istogut.



Qëllimi i vizitave ishe shkëmbimi i përvojave nga përfaqësuesit e kompanive dhe nxitja e të rinjve qe të merren me këto veprimtari në të ardhmen. Gjithashtu të gjitha grupet janë përkrahur me pajisje esenciale të nevojshme për punë në përpunimin e perimeve dhe kultivimin e bimëve mjekësore.

 Këto aktivitete IADK ka realizuar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, i cili përfshinë mes tjerash trajnimet për grupet e të  rinjve në sektor të ndryshëm të bujqësisë, me qëllim të rritjes së mundësive te të rinjtë për shfrytëzim të resurseve natyrore, përkatësisht inkuadrimin e tyre në sektorin e prodhimtarisë bujqësore dhe përpunimit të këtyre prodhimeve.


     


Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).