en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK KRIJON VENDE PUNE PËRMES NGRITJES SË NJËSISË PËR PRODHIMIN E ËMBËLSIRAVE NË KOMUNËN E FERIZAJT

Në kuadër të projektit, një ndër aktivitetet është edhe mbështetja e femrave të cilat janë të angazhuara në sektorin e përgatitjes së ëmbëlsirave, ku gjatë muajit shtator IADK ka bërë përzgjedhjen e përfitueses Znj, Shkurte Topalli nga Komuna e Ferizajt..

Më 20.09.2019 përfituesja është pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitjen e ëmbëlsirave si: furrë profesionale për pjekje, frigorifer vertikal, shok komore, mikser planetar për ëmbëlsira, mikser spiral për brum, tavolinë pune, rafte dhe elemente të tjera të nevojshme për funksionimin e njësisë.

Znj. Topalli tani e ka më të lehtë përgatitjen dhe promovimin e produkteve pasi që IADK ka përkrahur atë edhe me barkode, logo dhe etiketa me qëllim që asaj ti epet mundësia e shitjes së produkteve me porosi dhe në trege të ndryshme në Kosovë. Ajo është mbështetur edhe me trajnime dhe këshilla në përgatitje të ëmbëlsirave, si dhe në regjistrimin e biznesit të saj.

Tani, produktet cilësore të përgatitura nga Znj.Topalli mund ti kërkoni me emër të biznesit “Lord’s Sweets”, në komunën e Ferizajt por së shpejti edhe në komunat tjera.

Ky grant është mundësuar nga projekti “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania, dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Ferizajt.