• Site
  • Web
Search

TË RIATDHESUARIT KRAHAS GRANTEVE, TRAJNIMEVE, PËRFITOJNË EDHE NGA VIZITA STUDIMORE ORGANIZUAR NË SHQIPËRI

18 të rikthyer mbështetur nga organizata IADK në sektorin e blegtorisë, krahas granteve dhe trajnimeve të përfituara, patën mundësinë që të marrin pjesë në një vizitë studimore dy ditore organizuar dhe mbështetur nga IADK në bashkëpunim me partnerin nga Shqipëria shoqatën LEAA. Vizita u organizuar në rajonin e Shkodrës, ku pjesmarrësit patën mundësinë të vizitojnë fermat blegtorale, shtallat me lopë qumështore, shtalla me gjedhe të imëta, pika shitëse të produkteve blegtorale dhe pika përpunuese. 

  
Vizita kishte për qëllim që përfituesit e projektit të njihen me praktikat e zbatuar nga fermerët e regjionit, të shkëmbejnë përvojat, shoqërimin ndërmjet tyre dhe njëkohësishtë të vendosin kontakte për bashkëpunime të ardhshme. IADK përmes investimeve të ndryshme, këshillave dhe vizitave do të ndikojë që fermerët-të rikthyerit të kenë mundësi të zhvillimit ekonomik që do të rezultoj me gjenerim të të ardhurave dhe krijm të vendeve të punës. 

  
Ky aktivitet u zbatua në kuadër të projektit Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.