en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK KRIJON MUNDËSINË E PUNËSIMIT PËR STUDENTË

Pas përfundimit të trajnimit 5 ditor dhe çertifikimit,  nga 10 studentët e përzgjedhur 4 prej tyre kanë nënshkruar kontratën me  IADK-në,  ndërsa 6 të tjerë do të angazhohen gjatë vitit 2020. Këta studentë do të zbatojnë praktikën e tyre në IADK, te përfituesit e projektit dhe institucionet relevante në sektorin e bujësisë. Këta studentë do të kenë qasje në tre muaj praktike profesionale sipas fushës së tyre të studimit.

Qëllimi i praktikës është përgatitja e studentëve për tregun e punës në sektoret e studimit, marrja e njohurive praktike në sektorin bujqësor dhe trajnimi në menaxhimin e fermave.

Puna praktike u mundësua përmes projektit  Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës“, falë bashkëpunimit dhe marrëveshjes së arritur ndërmjet IADK dhe donatorit Zvicran – CFD.