• Site
  • Web
Search

IADK RIAKREDITOHET DHE RIVALIDOHET NGA AKK

Pas procesit të vlerësimit IADK është riakredituar dhe rivaliduar ne sektorin e blegtorisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve – AKK për të ofruar, vlerësuar dhe certifikuar kualifikimin në këtë sektor. Pjesëmarrësit në këto trajnime do të certifikohen si Teknik i Blegtorisë, niveli i III sipas AKK.

Riakreditimi dhe rivalidimi vlenë për periudhën 15.07.2019 deri me 15.08.2022. Gjatë kësaj periudhe IADK do të formojë grupet e fermerëve për të trajnuar në sektorin e blegtorisë. Pjesëmarrësit të cilët do të ndjekin trajnimet do të certifikohen me certifikatë valide dhe e njohur nga të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombetare.

Pas përfundimit me sukses të këtij profili, pjesëmarrësit përgatiten për të fituar kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës si Teknik të blegtorisë.

Për më shumë detaje rreth regjistrimit dhe kushteve tjera ju lutem vizitoni zyrën e IADK në fshatin Sfaraçak i Ulët, n.11, Vushtrril; www.iadk.org.