en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON TRAJNIME NË PËRGATITJEN E ËMBËLSIRAVE NË KOMUNËN E VITISË

IADK në kuadër të projektit “Përkrahja e  grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunesimit dhe ngritjeve të kapaciteteve profesionale të tyre” si pjesë e "Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)", i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). 

Po  vazhdon mbajtja e trajnimeve në modulin e ëmbelsirave në komunën e Vitisë me grupin e dytë të grave të interesuara për të ndjekur trajnimet profesionale në përgatitjen e ëmbëlsirave, ku të gjitha pjesëmarrëset do të kenë mundësi të mësojnë gjithë prosecin e përgatitjes deri në fazën e ruajtjes.

Në këto trajnime gratë janë njoftuar për rëndësinë e aplikimit të higjienës personale, pajisjeve, hapësirave punuese, si dhe përdorimin e pajisjeve ne gjithë linjën e përgatitjes të ëmbëlsirave të ndryshme më të kërkuarat në treg.