• Site
  • Web
Search

IADK CERTIFIKON STUDENTËT E PËRZGJEDHUR PËR PUNË PRAKTIKE

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës “, periudha e zbatimit të projektit korrik 2019 dhjetor 2020 i përkrahur nga Donatori  CFD nga Zvicra. Projekti do të përfshijë komunat: Lipjan, Shtime, Vushtrri, Mitrovicë, dhe Zubin Potok.       

Një prej objektivave të projektit është rritja e mundësive për punësim për të rinjtë nëpërmjet punës praktike dhe trajnimit profesional për studentët.  Në kuadër të këtij projekti  janë paraparë edhe aktivitetet, siç janë: Trajnimet për punë praktike dhe sistemimi në punë praktike, ku 10 studentë do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime 5 ditore dhe të kryejnë një punë praktike prej 3 muajve në institute adekuate.

Dhjetë (10) studentët e përzgjedhur për kryerjen e punës praktike 3 mujore në kompani dhe institucione të ndryshme kanë përfunduar 5 sesionet të trajnimeve në kuadër  të aktivitetit Trajnim i butë për punë praktike.

Pas përfundimit të këtyre trajnimeve, studentët u janë nënshtruar testit ku të gjithë kanë kaluar me sukses dhe janë pajisur me certifikata  nga IADK. 


Muajt e ardhshëm do të fillojë edhe sistemimi i tyre në punë praktike nëpër kompani dhe institucione të ndryshme ku ata janë përcaktuar. Për më tepër, ky angazhim i studentëve në punë praktike do t’i bën ata më tërheqës për tregun e punës dhe rritë mundësitë e tyre për punësim në vendin ku do të kryejnë praktikën ose në ndonjë organizatë, kompani ose institucion tjetër ku përvoja e marrë nga praktika në punë do të ju shërbejë si dëshmi për një punësim më të lehtë.