en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJET PËR BASHKËPUNIM (MpB) ME KOMUNËN E VUSHTRRISË DHE MITROVICËS

IADK ka filluar zbatimin e projektit “Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës “, periudha e zbatimit të projektit korrik 2019 dhjetor 2020 i përkrahur nga Donatori  CFD nga Zvicra. Projekti do të përfshijë komunat: Lipjan, Shtime, Vushtrri, Mitrovicë, dhe Zubin Potok.

Projekti do të kontriboj që gratë fermere dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale të trajtohen në mënyrë të barabartë në aspektin e mundësive për punësim, krijimin e të ardhurave dhe në mënyrë më specifike në drejtim të përdorimit të të drejtave të tyre.

Me qëllim të organizimit dhe zbatimit të projektit që të arrihen rezultate më të mira te përfituesit, më 13 Gusht 2019  është nëshkruar marrëveshja për bashkëpunim (MpB) në mes të IADK-së dhe komunës së Vushtrrisë, ndërsa më 22 Gusht 2019 me komunën e Mitrovicës. Marrëveshja për Bashkëpunim u nënshkrua  nga Drejtor Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku dhe Z. Xhafer Tahiri kryetari i komunës së Vushtrrisë si dhe Z. Agim Bahtiri kryetar i komunës së Mitrovicës.


Z.Tahiri dhe Z.Bahtiri falenderuan IADK-në për mbështetejn e vazhdueshme qe i ofrohet komunave Vushtrri dhe Mitrovicë dhe premtuan mbështetej të vazhdueshme në implemetimin e suksesshëm të projektit.