en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK MBËSHTET TË RIKTHYERIT PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT TË BLETARISË

Kosova ka kushte ideale për zhvillimin e bletarisë, rol të rëndësishëm për zhvillimin e saj po jep edhe organizata IADK përmes programeve të saj, e që për qëllim kanë mbështetjen për të rikthyerit nga shtetet e ndryshme. Pesë (5) të rikthyer nga Komunat Skënderaj, Drenas dhe Malishevë pas plotësimit të kritereve janë mbështetur me bletë, koshere dhe paisje të nevojshme për bletari. Krahas mbështetjes me paisje, të përzgjedhurit vazhdojnë të përkrahen edhe me këshilla direkte në bletishte, monitorime dhe vizita studimore që për qëllim kanë menaxhimin e suksesshëm të bletishtes.  

     

Bletarët e përzgjedhur së bashku me IADK-në do të vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët me qëllim të arritjes së objektivave që do të rezultojnë me gjenerim të të ardhurave, krijim të kushteve të punës, prodhim të mjaftueshëm sasior dhe cilësi të lartë të mjaltit.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektitPërfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale”, financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.