• Site
  • Web
Search

MBAHEN SESIONET INFORMUESE NË KOMUNËN E MITROVICËS

IADK është mandatuar nga DRC-ja për zbatimin e komponentës bujqësore të projektit "Përkrahja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhe Promovimi i Fuqizimit Social-ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë", projekt ky i përkrahur nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Me qëllim të informimit të komunitetit të komunës së Mitrovicës në kuadër të këtij projekti janë mbajtur sesione informuese më datë 31.07.2019 në EU info qendër në Komunën e Mitroivcës Veriore dhe më 01.08.2019 në fshatin Gushavc dhe Suhodoll të komunës Mitrovicë.    

Gjithsejtë të pranishëm ishin 41 pjesmëmarrës të cilët u informuan për aktivitetet e kësaj komponente, zbatimi i skemave të përbashkëta të granteve bujqësore ku projekti do të synojë grupet e margjinalizuara dhe/ose të cenuara në komunën e Mitrovicës dhe t'i mbështesë ata në identifikimin e iniciativave të përbashkëta rurale/bujqësore.

Poashtu të pranishmit janë njoftuar edhe rreth procesit dhe kushteve të aplikimit, plotësimin e formularit për aplikim, afatet, dokumentacionet  dhe kriteret për të qenë përfitues të projektit.

IADK do të ofroj ndihmë për aplikuesit përmes organizimit të shërbimeve ndihmëse në këto data: 9, 14,16,21,23 Gusht 19’, që do të mbahen në zyrën e bujqësis në Komunën e Mitrovicës Jugore dhe në EU info qender në Komunën Mitroivcës Veriore.

Aplikacionet e plotësuara mund të dorëzohen deri më 23.08.2019 në:

Komunën e Mitrovicës në Jug - Zyra për Bujqësi nr. 72, kati II

Komunën e Mitrovicës në veri- EU info qender në Komunën Mitroivcës Veriore

IADK - fshati Sfaraçak i Ulët nr.11 42000 Vushtrri, apo përmes email hafize_veseli@hotmail.com

Aplikacionet e plotësuara me dokumentet përcjellëse duhet të vendosen në zarfa dhe

të dorëzohen në pikat e lartëcekura.