en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK VAZHDON PROGRAMET TRAJNUESE PËR TË RINJËT NË SEKTORIN E BUJQËSISË

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, me qëllim të avancimit të njohurive në sektorin e bujqësisë IADK është duke përkrahur të rinjët me trajnime teorike dhe praktike në lëmi të ndryshme të bujqësisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore.

Në periudhën Janar - Qershor 2019 janё përfunduar programet trajnues me 6 grupe të të rinjëve në 3 sektor të prodhimit bujqësor ( Blegtori, Pemëtari dhe Perimtari), derisa janë duke u realizuar programet trajnuese edhe në sektorin e kultivimit të bimëve mjekësore dhe sektorin e përpunimit të perimeve. Trajnimet me grupet e të rinjëve në këtë vit janë duke u mbajtur në Komunën e Gjilanit, Kamenicës, Rahovecit, Pejës dhe Zubin Potokut.

     

Pas përfundimit të trajnimeve për të rinjët është planifikuar të shpërndahet nga një pako me pajisje esenciale për punë, që kanë një vlerë simbolike me ndikim domethënës në lehtësimin e punës së të rinjëve në aktivitetet e tyre bujqësore.

Në kuadër të këtij aktiviteti më datë 26 dhe 29 Korrik 2019 janë shpërndarë disa pajisje për punë për grupet e të rinjëve nga Rahoveci dhe Kamenica, të cilët kanë përfunduar programin trajnues në sektorin e blegtorisë.