en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK VAZHDON MBËSHTETJEN E 35 PËRFITUESVE NË SEKTORIN E BIMËVE MJEKËSORE DHE AROMATIKE

IADK si liderë e zhvillimit të bujqësisë, ka realizuar shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për përfituesit në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Gjithsej 35 pajisje bujqësore (kultivatorë të madhësive të ndryshme me frezë apo kositëse.

     

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim të bimëve mjekësore dhe aromatike, po ashtu do të ua lehtësojnë edhe zgjerimin e fushave të kultivuara me bimë mjekësore dhe aromatike.

IADK po ashtu do të ofrojë këshilla praktike, trajnime dhe vizita të ndryshme me qëllim që përfituesit të kenë mundësi pune dhe gjenerim të të ardhurave dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre në sektorin e BMA. Po ashtu, IADK edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrahë fermerët që janë duke zhvilluar veprimtari në sektorin e BMA.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit” përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.