en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDOJNË SESIONET INFORMUESE NË SHTIME DHE LIPJAN

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin “Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës“, periudha e zbatimit të projektit korrik 2019 dhjetor 2020 i përkrahur nga Donatori  CFD nga Zvicra. Projekti do të përfshijë komunat: Lipjan, Shtime, Vushtrri, Mitrovicë, dhe Zubin Potok.

Në kuadër të projektit janë organizuar 2 sesione informuese në lidhje me objektivat, aktivitetet që do të ndërrmerren, fermerët që do të përkrahen dhe ndikimin që do ta këtë ky projekt. Në këto sesione informuese të pranishëm ishin gjithsejtë 67 pjesëmarrës duke përfshirë fermerë, përfaqësuese të shoqatave që mirren me përpunim të ushqimit, zyrtarë të komunave nga drejtoritë për bujqësi, barazi gjinore dhe zhvillim ekonomik dhe përfaqësues të asamblesë komunale.

     

Siç  jeni  njoftuar  nëpërmes  mjeteve  të  informimit  dhe  shpalljeve  të  vendosura  pranë komunave, IADK ka realizuar sesionet informuese në komunat e Shtimes dhe Lipjanit.

Aplikuesit potencial janë njoftuar me kushtet e aplikimit, grantet që do të përkrahen, vlerën e grantit që do ta përfitojnë dhe trajnimet dhe keshillat profesionale që do t’i përfitojne nga ky projekt.

Gjatë këtyre sesioneve fermëret kanë pranuar përgjigjet në pyetjet e tyre nga Zenel Bunjaku Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, dhe ekspertët e IADK-së.

Në fund të prezantimit janë shpërndarë dhe aplikacionet për fermerët e interesuar që të aplikojnë për grante.

Andaj ftojmë të fermerët e angazhuar në sektorin e hortikultures  dhe përpunimit te ushqimit dhe  sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimt të të ardhurave, përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe fuqizimit të sektorit.