en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJET PËR BASHKËPUNIM (MpB) ME KOMUNËN E LIPJANIT DHE SHTIMES

IADK ka filluar zbatimin e projektit “Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës “, periudha e zbatimit të projektit korrik 2019 dhjetor 2020 i përkrahur nga Donatori  CFD nga Zvicra. Projekti do të përfshijë komunat: Lipjan, Shtime, Vushtrri, Mitrovicë, dhe Zubin Potok.

Projekti do të kontriboj që gratë fermere dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale të trajtohen në mënyrë të barabartë në aspektin e mundësive për punësim, krijimin e të ardhurave dhe në mënyrë më specifike në drejtim të përdorimit të të drejtave të tyre.

Me qëllim të organizimit dhe zbatimit të projektit që të arrihen rezultate më të mira te përfituesit, më 11 Korrik 2019  është nëshkruar marrëveshja për bashkëpunim (MpB) në mes të IADK-së dhe komunës së Lipjanit, ndërsa më 15 korrik me komunën e Shtimes. Marrëveshja për Bashkëpunim u nënshkrua  nga Drejtor Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku dhe Z. Fauz Xhemajli  nënkryetari i komunës së Lipjanit si dhe Z. Naim Ismajli kryetar i komunës së Shtimes.

Z.Ismajli dhe Z.Xhemajli falenderuan IADK-në për mbështetejn e vazhdueshme qe i ofrohet komunave Shtime dhe Lipjan dhe premtuan mbështetej të vazhdueshme në implemetimin e suksesshëm të projektit.